Divorci dhe manipulimi i dokumentave nga ish-bashkëshorti po e nxjerrin në rrugë

0
348

Manushaqe Bardhoshi nga qyteti i Prrenjasit tregon historinë e saj të divorcit nga bashkëshorti, që me manipulime dokumentash, e nxorri në mes të katër rrugëve. Pasi u nda nga i shoqi, Vilson Kampula, në prill 2016, i vjen letra për lirimin e shtëpisë. Gjatë proceseve gjyqësore, Manushaqja mëson se ish-bashkëshorti kishte falsifikuar dokumentat, sikur shtëpinë e kishte trashëguar nga i ati, në një kohë që e kanë blerë bashkë. Manushaqja thotë se ka bërë disa denoncime dhe emisioni “STOP” bën një tjetër bashkë me të për deklaratë të rreme noteriale dhe dhunë.

“Jam Manushaqe Bardhoshi dhe vij nga qyteti i Prrenjasit. Lidhjen martesore e kam bërë në vitin 1996, me bashkëshortin Vilson Kampula. Në vitin 1998 jemi larguar në emigracion, në Greqi. Pas 6 vitesh, kemi vlerë një ndërtesë në Prrenjas nga Sami Blloshmi. Në vitin 2006 kemi ndërtuar katin e dytë dhe kemi bërë aplikim për legalizim. Në vitin 2010 jemi divorcuar. Në prill të vitit 2016 më vjen një fletë thirrje për lirim dhe dorëzim prone. Më 16 Nëntor gjyqtari Ilir Pashaj më ka lexuar provat në gjyq, që kishte paraqitur pala tjetër, që ka bërë lidhje martesore me mua në vitin 2006, gjë që nuk është e vërtetë sepse unë kam çertifikatën e martesës.  Më lexoi një kontratë sikur Vilson Kampula ia ka shitur dhe ia ka blerë po babait të vet, Sami Kampulës, ndërkohë që këtë banesë ne ia kemi blerë Sami Blloshmit.”

 

Manushaqja rrëfen se ish-bashkëshorti i saj ka deklaruar në hipotekën e Librazhdit se ndërtesën që i është blerë Sami Blloshmit, e ka shembur në vitin 2003 dhe e ka ndërtuar po në atë vit, ndërkohë që lejen për ta prishur e për ta ndërtuar nuk e ka dërguar as në hipotekë dhe as në aluizëm. Ajo kërkon që të bëhet regjistrimi i banesës, në mënyrë që të bëhet ndarja e pasurisë së tyre.

“Jo të dal unë nga shtëpia! Siç thotë ai, që i kam zënë banesën! Bëra një kallëzim për krim ekonomik, por çështja nuk u hetua fare.”

Gazetarja e emisionit “STOP” së bashku me Manushaqe Bardhoshin, iu drejtuan Drejtorisë së Policisë Elbasan për të denoncuar deklaratën e rremë noteriale që ka bërë Vilson Kampula.

“Më në fund, arrita të bëj denoncimin që isha munduar prej kaq shumë kohësh. Falë emisionit tuaj, unë arrita të nëj këtë denoncim! I drejtohem Ministrit të Drejtësisë  që të vendosë para drejtësisë ish-bashkëshortin tim dhe bashkëpunëtorët e tij. Jam me 2 fëmij dhe kam qenë gjithmonë e dhunuar.”

Shpresojmë që kjo çështje të gjykohet siç duhet dhe Manushaqe Bardhoshi të mund të përfitojë pjesën e saj të pasurisë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here