Bytyçi: Retorika e SHBA ndaj Berishës është zbutur, në DASH ka njerëz që nuk pajtohen me qëndrimin e sekretarit të Shtetit

0
120

Në një intervistë për RTV Ora, analisti Enver Bytyçi tha se qëndrimet e sHBA-ve nga ajo ditë gushti ku u paralajmërua se PD-ja do të hante bar, janë zbutur.

Sipas tij, ka vështirë në intervista dhe në statuse në rrjetet sociale nga ambasada e SHBA-ve për t’i përmendur emrin Berishës.

Ai theksoi se prandaj Yuri Kim e ka të vështirë që të tërhiqet nga sfidomi i Berishës tashëm, edhe pse ky i fundit ka mbështetje të madhe.

Bytyçi: Janë zbutur qëndrimet qysh nga ajo ditë gushti ku u paralajmërua se PD-ja do të hante bar nëse nuk do të zbatonte veprimet që do të donte ambasada e SHBA-ve. Sigurisht që retorika është e zbutur tashmë dhe madje ka një vështirësi në interviste dhe statuse që t’i përmendet emri zotit Berisha. Po flitet me aludime, por jo me një emër konkret. Kjo do të thotë se në DASH ka njerëz që nuk pajtohen me qëndrimin e sekretarit të Shtetit ndaj Berishës.

Prandaj edhe zonja Kim, që është një protagoniste e shpalljes non grata të Berishës, e ka të vështirë të heqë dorë nga sfidomi i Sali Berishë, por ashtu e ka edhe të vështirë që ta sfidojë atë për shkak të mbështetjes. Në 6 janar 2020 ndodhi diçka e paprecedentë senatin amerikan. Ndërkohë autoritetet amerikane janë tërhequr nga kjo çështje për shkak të mbështetjes së madhe të ish-presidentit Trump. Nëse ka një mbështetje të publikut te Berisha, nuk besohet ajo që thotë Yuri Kim, apo edhe Escobar.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here