Elvana Gjata bën video duke ngarë makinën, i shpëton për pak përplasjes…

0
215

Këngëtarja shumë e dashur për publikun shqiptar, Elvana Gjata po shijon suksesin e këngës së saj të fundit “Ku vajti” dhe ditën e sotme, ajo ka publikuar një video në “Instagram”, ku tregon se së shpejti do të mbajë një koncert në Prishtinë.

Por ajo që na tërheq vëmendjen është se Elvana e regjistron videon që u ka drejtuar fansave të saj në Prishtinë në momentin që është duke ngarë makinën. Në një fragment kur ajo lëshon timonin dhe dërgon puthje me të dyja duart, siç shihet edhe nga imazhet e publikuara, këngëtarja për pak sa nuk humbet kontrollin e automjetit.

Mirëpo Elvana tregohet e shkathët duke vendosur duart në timon dhe marrë menjëherë kontrollin e makinës së saj, duke i shpëtuar mrekullisht një aksidenti. Gjata ka bërë të ditur se koncerti i saj në kryeqytetin e Kosovës do të mbahet më 14 korrik.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here