ACAR/ Pezullohen lundrimet Bari-Durrës. Kapiteneria apel peshkarexhave: Mos dilni në det

0
160

Moti i keq ka bllokuar lundrimet nga porti i Barit drejt atij të Durrësit. Mësohet se Kapitaneria e portit të Barit ka bllokuar të gjitha lundrimet, deri në përmirësimin e situatës.
Burime nga Kapitaneria e Durrësit, që kanë kontaktuar me homologët e tyre në Bari bëjnë të ditur se pezullimi i lundrimeve deri në një urdhër të dytë ka ardhur si pasojë e një fortunali të acartë që ka përfshirë Adriatikun.

Era është me shpejtësi 70km/h me drejtim verilindje, ndërsa deti mbi 7 ballë, çka e bën të pamundur lundrimin e trageteve drejt Durrësit. Ndërkohë, dy tragetet e planifikuara për tu nisur mbrëmjen e sotme nga Durrësi drejt Barit do të nisen sipas orarit të programuar, pasi në krahun tonë nuk është e njëjta situatë.

Nga Kapitaneria e Durrësit janë lajmëruar të gjitha anijet tregtare dhe peshkarexhat të qëndrojnë në vendstrehime të sigurta për shkak të motit të keq me erë të fortë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here