Ndërtimi në Tiranë/ Tabaku bën akuzën e fortë: Po përdoret masivisht për pastrimin e parave

0
89

E ftuar në ‘Intervista e Ditës’ në studiot e SYRI TV me moderatoren Juli Kristafi, deputetja e zgjedhur e PD Jorida Tabaku ka folur gjithashtu mbi rritjen alarmante të sektorit të ndërtimit gjatë pandemisë në Tiranë.

Kristafi: Sipas INSTAT, në tre mujorin e parë të 2021, janë miratuar 251 leje ndërtimi për ndërtesa të reja, krahasuar 184 me të dhëna në tre mujorin e parë të 2020. Një rritje prej 36.4 %.

Tabaku: Ndërtimet në Tiranë nuk janë një fenomen i ri. Çdo katër muaj po dëgjojmë rritje të ndërtimeve me 30 përqind. Një e treta rritje u bë në tre vite me radhë, ku PD denoncoi se ndërtimi ishte një sektor ku po pastroheshin para,  Banka e Shqipërisë e konfirmoi se financimi i ndërtimit po vinte nga burime alternative, dhe nuk justifikohej nga sistemi bankar. Bëmë xhiron e botës në raporte ndërkombëtare që ndërtimi po përdorej për pastrimin e parave. Kjo u shoqërua edhe me faktin se Shqipëria u përfshi në listën gri të manivalit për pastrimin e parave, dy faktorë shumë shqetësues edhe për Bakën e Shqipërisë, apo institucionet e pavarura që kanë ngeluar akoma pa u kapur. Nderimi është duke u përdorur masivisht për pastrimin e parave.

Mos të harrojmë se vjet u prish Teatri Kombëtar në mes të pandemisë, gjithashtu edhe shkolla ‘Sami Frashëri’ u prish gjatë pandemisë. Zhvilimi i Tiranës ka rënë në duar të rrezikshme që po e çojnë në drejtim të rrezikshëm, jo vetëm po zhduk identitetin e Tiranës, jo vetëm po zapton çdo truall publik të mbetur, çdo pronë private e kthejnë në pronë publike dhe duke i shpronësuar pa të drejtë, siç është rasti i 15 katëshit në qendër. Nuk ka asnjë burim financimi që të justifikojë këtë ndërtim.

Çmimet po rriten artificialisht, çiftet e reja nuk kanë mundësi për të blerë një apartament sepse çmimet janë rritur artificialisht.
Shteti është i kapur dhe këtë e dëshmon ndërtimi në këto kushte, lojërat e fatit që në fakt nuk janë mbyllur dhe më tej turizmi në rezorte janë tregues i kapjes.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here