Përdorimi i qeseve plastike, pas muajsh heshtjeje qeveria kujtohet sërish, Rama: Asnjë tolerim për ata që shkelin ligjin!

0
73

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar se nuk do të ketë asnjë tolerim për ata subjekte që shkelin ligjin në përdorimin e qeseve plastike, tashmë të ndaluara.

Rama thote se ‘TASK FORCA vazhdon punën çdo ditë në terren për të kontrolluar subjektet që vazhdojnë avazin e vjetër kokëfortë të moszbatimit të ligjit’.

“Asnjë tolerim ndaj askujt që shkel ligjin duke vazhduar ende me prodhimin, importimin apo tregtimin e qeseve plastike njëpërdorimshe, tashmë kategorikisht të ndaluara.

Pas një fushate shëmbullore të informimit publik dhe ndërgjegjësimit të shumicës prej qytetarëve mbi rëndësinë e jashtëzakomshme të reduktimit të plastikës, TASK FORCA vazhdon punën çdo ditë në terren për të kontrolluar subjektet që vazhdojnë avazin e vjetër kokëfortë të moszbatimit të ligjit”, shkruan Rama.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here