Ivi Kaso e konfrmon: Mbështetës të Bashës ishin pjesë e zgjedhjeve në degë

0
252

Për Ivi Kason, anëtar i Komisionit të Rithemelimit, zgjedhjet e krerëve të rinj të Partisë Demokratike janë një proces bashkimi, që është përqafuar edhe nga demokratë, të cilët deri në 6 Mars mbështesnin Lulzim Bashën.

“Pjesa më e  madhe e tyre është  përfshirë në garën për zgjedhjet e seksioneve, grup seksioneve, kryesive të degëve, krerëve të degës dhe në një pjesë të tyre jo vetëm kanë marrë pjesë, por edhe kanë fituar  dhe shpresojmë që thirrjet e vazhdueshme t’i përgjigjen çdo ditë e më shumë secili demokrat, i cili ka kontribute në parti dhe të jetë i sigurt se kontributet nëpërmjet votës do të vlerësohen”, tha Kaso.

E njëjta frymë, Kaso thotë se, do mbizotërojë edhe në Kuvendin Kombëtar të 30 prillit, ku ftesat nuk mungojnë për Lulzim Bashën dhe Enkelejd Alibeajn.

“është e hapur për të gjithë demokratët. Nuk ka një Kuvend të 30 Prillit të Komisionit të Rithemelimit. Askush nuk përjashtohet, gjithkush do të vlerësohet, por nëpërmjet një mekanizmi të vetëm dhe mekanizmi i vetëm legjitim i cili mund t’i bashkojë demokratët është vota e lirë e demokratëve”.

Por pavarësisht ftesave, Lulzim Basha, i cili kërkon largimin e Berishës  pritet të refuzojë  pjesëmarrjen në  kuvendin e 30 Prillit, që është edhe forumi më i lartë drejtues i demokratëve, nga ku do të zgjidhet Këshilli i ri Kombëtar, i cili më pas do te zgjedh kryesinë dhe kupolën e re drejtuese të Partisë Demokratike.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here