Marina ti e bëre vajzën para një jave?! Moderatorja rikthehet në ekran dhe të gjithë shprehen njëzëri: Nuk je normale

0
103

Një javë pas ardhjes në jetë të vajzës, Marget, Marina Vjollca rikthehet sërish në ekran, në drejtimin e spektaklit të humorit “Klanifornia”.

Në hapjen e spektaklit, Marina ndihet tejet falenderuese për mbështetjen e publikut, të cilit iu drejtua me këto fjalë:

“Më lejoni që t’ju falenderoj të gjithëve për urimet tuaja të shumta. Realisht më keni befasuar dhe më keni lumturuar pa masë. Është diçka krejt magjike që të ndjesh ngrohtësinë e kaq shumë njerëzve njëkohësisht e kjo më thotë, se ajo që unë bëj dhe ajo që ne të gjithë këtu bëjmë në ‘Klanifornia’, për ju ka një rëndësi të veçantë. Ne do të jemi pa ndërprerje së bashku, çdo të shtunë deri në mbrëmjen e Vitit të Ri ku këtij sezoni fantastik do t’i vendosim kurorën e festave me një super ”Klanifornia””.

Ndërkohë që në fotot e postuara nga Marina në Instagram, nuk mungojnë as komentet ‘ti sje normale’, duke iu referuar kohës së shkurtër që iu desh moderatores për të qenë sërish në superformë

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here