Shigjetat e forta që Artan Lame ka lëshuar mër strategjinë e Ramës për të shkatërruar shkëlqimin e së shkuarës kanë tërhequr së fundi edhe karikaturistin Bujar Kapexhiu. Dy ditë më parë në një shkrim, i cili evokonte Don Kishotin e Servantesit Lame aludonte se rama si një i paaftë për të fshehur dështimet e së sotmes, do të zhbëjë gjithçka shkëlqyese nga e shkuara. Ai ka shpërthyer me një shkrim ku ngjashmëria duket sheshit. Megjithëse ai ka zgjedhur për krahasim kohën e Spanjës së Servantesit ai i referohet një kapitulli të Don Kishotit ku digjen librat që evokojnë kohët e mëparshme (lexo shkrimin e plotë në rubrikën ide).
Ja seç shkruan Lame: “jetojmë në mes zvetënimit, ndaj që t’i fshihemi krahasimit me kohët e bukura, hajt të zhdukim gjurmët e saj dhe kështu ndjehemi të qetë”. E trishtë vërtet por gjeniale, apo jo! Libri i Servantesit, i botuar në kohën e degradimit të përgjithshëm të Spanjës së shekullit XVII, kthehet kështu brenca ca pak faqeve në një kritikë indirekte dhe monumentale e realitetit të Spanjës dhe jo e ëndrrave të Don Kishotit.
Kanë shkuar shekuj që atëhere dhe në jo pak raste, popuj e qeverira, në momente të përafërta, i janë drejtuar kësaj zgjidhjeje barbare, për të fshehur pazotësinë e tyre për të ndrequr punët. Apo, të pafuqishmë të ndalin rrjedhën e historisë kur ajo merr për keq, përpiqen të gjejnë ngushëllim në të zhdukurit e gjurmëve të së shkuarës, e cila duan s’duan i bën të mejtohen. Kështu, duke i vënë fshesën së shkuarës, edhe me veten e tyre gjejnë rehat, por edhe ata që do vijnë pas, do gjejnë vetëm shkretinë e sotme dhe as do i dënojnë e as do i zënë dot për barbarë”.
Pikërisht nga këto paragrafë është frymëzuar edhe Kapexhiu