Hakerohen bisedat private, përfshihet edhe kancelarja Merkel….

0
128

Qindra politikanëve gjermanë, përfshirë kancelaren Angela Merkel, u janë vjedhur të dhënat personale dhe u janë publikuar në internet.

Kontaktet, bisedat private dhe detajet financiare u ekspozuan në Twitter, që i përkasin figurave të çdo partie politike, përveç partisë ekstremiste të djathtë AfD.

Të dhënat të njerëzve të famshëm dhe gazetarëve gjithashtu u zbuluan.

Është e paqartë se kush ishte pas sulmit, i cili u shfaq në Twitter në formën e një kalendari.

Lajmi  u raportua për herë të parë nga transmetuesi gjerman RBB Inforadio.

Ky përshkruhet si një nga sulmet kibernetike më të këqija në vend.

Në internet u publikuan gjithashtu numrat dhe adresat e deputetëve, emailet e tyre, faturat dhe informacionet e kartës së kreditit, si dhe fotografitë e ID-ve të tyre personale.

Kancelarja Angela Merkel ishte një nga politikanët e prekur nga sulmi. Të dhënat e saj të publikuara përmbanin disa emaile që i kishia ardhur asaj dhe që ajo kishte dërguar, si dhe numrin e saj të faksit dhe adresën e postës elektronike.

Zyra Federale për Sigurinë e IT, e cila mbikëqyr sistemin kompjuterik të qeverisë, tha se po hetonte sulmin.

/Ora News.tv/

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here