Gjykata ka lënë në burg dy trafikantët e armëve duke vendosur masën e sigurisë arrest me burg për Adil Mersinllarin 42 vjeç dhe Bledar Muçollarin 32 vjeç, të arrestuar dy ditë më parë.
Të dy akuzohen për trafik të armëve brenda dhe jashtë vendit. Mersinllari e Muçollari i arrestuan pas një hetimi disamujor të policisë së Tiranës në bashkëpunim me policinë e Korçës, si dhe janë shoqëruar mbi 16 persona.
Gjatë operacionit të koduar “Moglic”, policia sekuestroi tritol, granata, 23 predha granata-hedhëse, 216 karikatorë me fishekë, 2 mitralozë të rëndë, 3 murtaja e 1640 fishekë.