Po zgjedhjet kush do i ruaj?

0
208

“Sondazhi i Vlahutin e nxorri policinë, institucionin më të besueshëm, por një ditë shkurti me diell vidhen 2 milionë euro”

 

Vetëm pak kohë më parë, kryeministri Rama i gjendur në valën e kritikave për punën e minisitrit të Brendshëm Sajmir Tahiri dhe policisë së shtetit, zbardhi për publikun një sondazh të “pavarur” duke vënë në dukje vlerësimet pozitive për forcat blu.

Ndonëse sondazhi u sponsorizua nga zyrat e BE-së në Tiranë e përkatësisht nga ambasadorja Rolmana  Vlahutin, Rama e cilësoi atë si të pavarur dhe të ardhur nga Komisioni Evropian.  “Pas anketimit të bërë disa muaj më parë nga Komisioni Europian, POLICIA E SHTETIT konfirmohet përsëri si institucioni më i besuar i shqiptarëve në Indeksin e Besimit tek Institucionet #Rilindje #ShqipëriaeGjeneratësTjetër #QentëLeTëLehinKarvanidoEcëPërpara ”, shkruante Rama me mburrjen më të madhe në “Facebook”.

Por vetëm dy javë pas këtyre deklaratave dhe vlerësimeve “ndërkombëtare” ( sondazhe të sponsorizuara nga Vlahutin) ditën për diell në Rinas, për të tretën herë rradhazi vidhen 7 canta me para, plot 2 milioën euro. Nëse kjo do të cilësohet thjesht një ngjarje që ndodh kudo, atëherë jemi shumë të cekët. Përsërtitja e kësaj ngjarje në të njejtin vend për të tretën herë tregon se calimi i forcave të rendit është mjaft i madh. Nisur nga kjo ,të paktën kryeministri nuk duhet më të mburret në publik me anketime që bëhen nga zyra e Vlahutin (nga tryeza në shtëpinë 1.6 milionë euro në periferi të Tiranës) për polcinë e shtetit.

Nga ana tjetër imagjinoni pak këtë polici shteti me ministrin Tahiri në krye që mbron zgjedhjet! Na ndajnë vetëm 5 muaj nga 18 qershori dhe në vend ndodh grabitja e tretë e  miliona eurove e mjeteve që transportojnë paratë e bankave. Janë vetëm 7 km rrugë, por sërish policia nuk mundi të ruante territorin e “rrezikut”. Kur forcat e rendit nuk mundësojnë të paktën ruajtjen e 7 km rrugë, si mund të presim që kjo polici të ruajë votën e lirë dhe të ndershme! Këtu duhet të ndalemi pak….

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here