“Rinasi”- Puntata 3/ Kur vidhen 2 milionë euro ditën me diell , si do ruhet vota e lirë në 18 qershor ?

0
150

Kamerat e sigurisë në makinë kanë qenë të fikura gjatë gjithë rrugës dhe grabitjes. Po ashtu dhe sistemi GPS gjithashtu nuk ka qenë i vendosur në thasët e parave

Një grabitje spektakolare është shënuar ditën e djeshme në aeroportin e Rinasit. Persona ende të pa identifikuar kanë arritur që të grabisin një shumë të madhe parash e  cila po transportohej nga makinat e blinduara të një bankë të nivelit të dytë.

Sipas informacioneve që janë raportuar mësohet se kanë qenë dy makina që janë grabitur. Makina ishte nisur nga Tirana drejt Rinasit,  dhe po transportonte një shumë e cila nuk është përcaktuar ende saktë nga policia. Mjeti në momentin e grabitjes po udhëtonte në mbikalimin e Kasharit kur është zënë pritë nga makina e grabitësve. Parat ishin të ndara në thasë dhe mendohet të kenë qenë 7 deri në 8, por nuk është përcaktuara vlera e tyre. Sipas informacioneve autorët ishin më shumë se katër, dhe kishin veshje kamuflazhi ngjyrë të zezë, të maskuar dhe të armatosur.

Në momentin e grabitjes grabitësit janë përleshur më forcat e sigurisë të cilat kanë rezistuar dhe nuk janë përgjigjur thirrjes për të dorëzuar çelësin e makinës. Por duke hasur në rezistencë autorët kanë gjalluar shoferin dhe kanë thyer xhamin e makinës. Grabitësit kanë qenë me dy makina, njëra i ka dalë blindit që transportonte para përpara ndërsa makina tjetër ka ardhur nga pjesa tjetër e rrugës dhe ka bllokuar makinën shoqëruese.

Në makinat që po transportoheshin parat kanë qenë 5 persona të forcave të sigurisë të cilat do të merren në pyetje për të dhënë më shumë detaje, të cilat do të ndihmojnë në zbardhjen e ngjarjes. Pas kësaj ngjarje është informuar edhe policia e cila kishte ngritur një post bllok disa minuta larg nga vendi i grabitjes e cila ka nisur një aksion për zbulimin e kësaj ngjarjeje. Grabitësit pas marrjes së parëve janë larguar menjëherë dhe më pas makinat e tyre janë gjetur të djegura disa kilometra larg vendit të ngjarjes. Sipas informacioneve zbardhja e autorëve të ngjarjes është e vështirë për shkak se grupi është i mirë organizuar, dhe sepse janë kujdesur në maksimum për të humbur gjurmët. Mësohet se makinat q ë po transportonin parat janë dëmtuar me sharrë, dhe nuk ishin të blinduara pasi plumbat kanë shpuar makinën.

Dinamika e ngjarjes

Ngjarja e është shënuar në mesditë rreth orës 14:00, autorë ishin të maskuar dhe të armatosur. Policia ka ngritur postblloqe dhe pak minuta më vonë është gjetur e djegur një makinë, që dyshohet se mund të jetë përdorur nga autorët të cilët më pas dyshohet se janë larguar me makina të tjera. Në një moment duket se ka ndaluar një makinë me ngjyrë të errët dhe pasi kanë marrë paratë janë larguar. U mësua se parat kishin destiancion Rinasin dhe i përkisnin bankës së nivelit të dytë “Bankës Kombëtare Tregtare”. Makina e djegur që mendohet se është përdorur nga autorët është gjetur afër urës së Limuthit. Ka dyshime se kemi të bëjmë me të njëjtët autorë që kanë kryer dhe grabitjet e hershme në këtë rrugë. Mësohet se makinat janë të tipit Benz dhe Seat Ibiza. Një automjet që i përket kompanisë dhe një automjet që i përket grabitësve.

Autorët lanë arkat me logon e Bankës së Shqipërisë

 

Arka të hapura dhe sigurisht bosh. Këto gjetën  efektivët e policisë së Tiranës brenda blindit të dytë të grabitur dje në Qafën e Kasharit pranë rrugës së Rinasit. Sipas të dhënave të vendngjarjes, autorët kanë marrë paratë brenda arkave, që mbajnë logon e Bankës së Shqipërisë, të cilat nuk dihet nëse kanë qenë valutë apo metale të çmuara pasi ende nuk janë bërë verifikimet. Po kështu pranë blindit të dytë janë gjetur gëzhoja të shumta plumbash, çka do të thotë se autorët kanë qëlluar me breshëri të zgjatura. Të dyja makinat e blinduara kanë shenja të shumta plumbash. Grabitësi iu kanë kërkuar shoferëve të shtrihen në tokë dhe nën kërcënimin e armëve kanë marrë paratë. Por ekspertët e policisë nuk kanë arritur të gjejnë asnjë gjurmë gishtash, çka do të thotë se autorët kanë përdorur doreza.

 

Kamerat në makinë

Një detaj shumë i rëndësishëm për këtë ngjarje  është zbuluar se kamerat e sigurisë në makinë kanë qenë të fikura gjatë gjithë rrugës dhe grabitjes.  Po ashtu dhe sistemi GPS gjithashtu nuk ka qenë i vendosur në thasët e parave, këto janë dy nga gabimet që do  ë vështirësoi zbulimin e kësaj ngjarje.  Deklarata thotë gjithashtu se kompania private nuk ka dhënë asnjë njoftim në sallën operative të policisë. “Sqarojmë se nga Salla Operative e shoqërisë përkatëse nuk është dhënë asnjë njoftim mbi ngjarjen e ndodhur ne sallën operative te Drejtorisë Vendore Policisë Tiranës”, sqaron policia në komunikatë.

Dyshimet

Detaje të reja zbulohen nga ngjarja e ndodhur gjatë ditës së sotme në Rinas, ku u grabitën 7 thasë me para të një banke të nivelit të dytë. Mësohet se një nga shoferët e kompanisë private që transportonte paratë ka mbetur i plagosur në dorë. Endrit Daçi, 31 vjeç ka marrë plagë në pjesën e dorës, ndërsa nuk dihet nëse është plagosur me armë apo me xhamin e makinës. Stafi mjekësor po kuron 31-vjeçarin e plagosur, i cili u arrestua së bashku me 4 personat e tjerë, punonjës të SHPSF që po transportonin paratë. Ndërkohë dyshohet se shoferi i plagosur kishte nisur punë në kompaninë private ditën e djeshme. Policia ka gjetur njolla gjaku në vendin e grabitjes. Sipas policisë, grabitësit kanë prerë me motosharrë pjesën e pasme të dy blindave të kompanisë private të sigurisë dhe kanë marrë paratë. Policia flet për 2 autorë. Po ashtu policia thotë se patrulla e policisë e ndodhur pranë ngjarjes ka hasur në trafik dhe efektivët janë nisur më këmbë.

Flet roja i bankës: Nuk patëm kohë të reagonim

 

Për këtë ngjarje ka folur ditën e djeshme dhe një nga 5 rojet e bankës së grabitur. Sipas tij kanë qenë 2 makina që kanë zënë rrugën dhe ata nuk kishin kohë që të reagonin.  “Unë ndodhesha në blindën e dytë bashkë me dy kolegë, brenda të cilës kishte paratë e bankës që po i transportonin drejt Rinasit. Dy makina kanë ecur paralel me dy mjetet tona dhe njëra prej makinave, fuoristrada, ka goditur në pjesën ballore blindën e parë ku ndodheshin 2 punonjës, e më pas të dytin. Jam i terrorizuar, pashë lemeri me sy”. Nuk patëm kohë të reagonim, mjeti i dytë na bllokoi. Ishin 4 autorë, qëlluan në ajër. Autorët në 2 mjete, qëlluan drejt nesh. Kur pamë se xhamat po thyheshin, ne zbritem. Më pas na shtrinë në tokë, morën paratë dhe u larguan”, tha roja për B Ë.  Kjo ka qenë dëshmia e një prej punonjësve të sigurisë, i cili ishte sot pjesë e ngjarjes ku ndodhi grabitja e parave të bankës së nivelit të dytë.

Dëshmitari i ngjarjes: Ishin 5 persona me kamuflazh, qëlluan me armë në ajër

 Ngjarja e ndodhur ditën e djeshme është arritur që të filmohet nga një dëshmitar, i cili ka treguar se si ndodhi e gjithë grabitja. Sipas BË e cila ka marrë dhe rrëfimin e dëshmitarit ka bëhet e ditur se kanë qenë pesë persona që kanë kryer këtë grabitje. Nga vendi ku ndodhi grabitja, dëshmitari, identiteti i të cilit për shkaqe sigurie nuk publikohet, ka qenë vetëm 50 metra larg. Ai pohoi se kishte parë 5 persona të armatosur dhe të veshur me kamuflazh të cilët dolën nga një fuoristradë dhe një makinë tjetër dhe nën kërcënimin e armëve kanë marrë 7 thasë me para. Sipas tij autorët kanë qëlluar edhe me armë në ajër për të trembur punonjësit e kompanisë private të sigurisë. Sipas dëshmisë njëri prej grabitësve ishte me trup të shkurtër dhe të tjerët me ishin të gjatë. Duke hasur kundërshtimin e punonjësve, ata e kanë pasur të vështirë që të kryenin grabitjen. Autorët kanë marrë 7 thasë me para, të zeza dhe bezhë. Njëri nga punonjësit e sigurisë u largua nga vendi i grabitjes.

Rojet private ulërasin: Patrulla është aty..po na vjedh shteti

 Grabitja për fat është filmuar nga një person i cili ka qenë afër vendngjarjes. Sipas asaj që dëgjohen nga video kuptohet se policia e shtetit në momentin e grabitjes nuk ka qenë shumë larg. Një nga rojet është dëgjuar të thotë: “Patrulla ishte aty..këta i dërgon shteti..po na vjedh shteti”.  Edhe më pas është konfirmuar lajmi që policia kishte qenë afër Kasharit, pasi ishte ngrit një postbllok i zakonshëm pak kilometra më tutje.

Aksion nga ajri dhe toka për kapjen e grabitësve, dyshime se fshihen në Domje

 Grabitje e djeshme ka qenë shumë e rëndë dhe për këtë gjë është ngritur në këmbë e gjithë policia. Dje një helikopter është bërë pjesë e aksionit për kapjen e grabitëseve që vodhën 100 mijë euro, i cili po bën kërkime nga ajri për lokalizimin dhe më pas kapjen e tyre. Ndërkohë, mëson se policia ka siguruar informacione mbi vendndodhjen e grabitësve, të cilët u larguan në drejtim të paditur pasi dogjën mjetin e tyre në Urën e Limuthit, ndërsa dyshohet se ata fshihen në Domje. Po ashtu, ekspertet bëjnë të ditur se mjetet që transportonin paratë e bankës nuk kanë plotësuar kushtet e sigurisë. Mësohet se dy mjetet kanë pasur kamera sigurie, ndërsa ato nuk kanë pasur një server qendror. Pra, nëse kamerat e sigurisë nuk kanë qenë të ndezura, nga vendngjarja nuk ka asnjë provë. Sakaq, në vendin e ngjarjes është gjendur vetëm një shenjë e vogël gjaku, por nuk dihet se kujt i përket, ndërsa do i nënshtrohet analizave. Ndërkohë, përveçse nga ajri, policia vijon aksionin dhe nga toka në fshatin Budullë, por dhe në të gjitha rrethanat e kryeqytetit. Raportohet se janë ngritur postblloqe në të gjitha pikat hyrëse dhe dalëse nga Tiranë. Po kontrollohen  gjithashtu dhe të gjitha mjetet që kalojnë në atë zonë.

Dy makinat e djegura sillen në polici, i nënshtrohen ekspertizës

Disa orë pas grabitjes dy makinat e djegura të cilat dyshohen se janë përdorur nga grabitësit, mbërritën në Policinë e Tiranës për ekspertizë, të cilat mund të ndihmojnë në zbardhjen e ngjarjes. Dhe identifikimin e autorëve. Makinat u gjetën pranë urës së Limuthit dhe ishin duke  u djegur.  Autorët e grabitjes kanë përdorur këtë skemë për të fshehur provat e krimit.

 “Profili” i autorëve të grabitjes së thasëve me para

 Të mirë organizuar, të bëshëm, të armatosur, të maskuar, të gjatë, me trupa të palestruar, por mbi të gjitha të patrembur. Ky është pak a shumë profili i autorëve që kryen grabitjen e radhës në aksin Tiranë-Rinas, duke marrë disa thasë me para. “Grabitësit ishin mbi 1. 80 te gjatë dhe dukeshin të palestruar mirë. Nuk kanë prekur asnjë gjë nga ata që kanë aty, dhe kanë parë”, tregoi një dëshmitar nga vendi i ngjarjes. Shifra e milionave të vjedhura nuk është bërë ende e ditur, por ajo që dihet më së miri është skema e përdorur nga autorët, e ngjashme me grabitjet e mëparshme. A janë të njëjtët? Ashtu sikurse në dhjetor të vitit 2015, kur u krye një grabitje po në këtë aks dhe po kaq spektakolare, edhe sot autorët u zunë pritë mjeteve të blinduara të kompanisë private të sigurisë që po transportonte milionat drejt Rinasit, para të marra nga një bankë e nivelit të dytë. Pasi ndaluan si në një post-bllok policor makinat e blinduara të kompanisë private të sigurisë, ata morën paratë dhe i ngarkuan në makinën e tyre. Filmimet e shumta të dhjetëra dëshmitarëve në zonë, as që u bënin përshtypje grabitësve, të cilët vazhdonin të qetë aksionin e pazakontë në aksin më të qarkulluar në Shqipëri. Pasi morën disa thasë me para (rreth 8 copë), u larguan prej andej, duke djegur makinën e tyre në afërsi të Tapizës, një metodë e njohur kjo për të zhdukur gjurmët.

Arrestohen policët privatë

Pesë punonjësit e kompanisë së sigurisë që po transportonte paratë e një banke të nivelit të dytë në Tiranë, kanë përfunduar në prangat e policisë. Ndërkohë, mister mbetet shuma e parave të grabitura. “Shumat monetare që po transportoheshin në drejtim të Rinasit ishin të një banke të nivelit të dytë, shumë e cila ende e papërcaktuar”, sqaron policia.

Të arrestuarit janë 

Xhelil Metaj, 43-vjeç punonjës SHPSF,
Gentian Dedja, 31-vjeç  punonjës SHPSF,
Perparim Logu, 39-vjeç , punonjës SHPSF,
Endrit Daçi, 31-vjeç , shofer i shoqërisë,
Dashamir Balla, 42-vjeç shofer i shoqërisë.

Reagimet politike

Basha: Qeveria i jep pushtet kriminelëve

Për grabitjen e makinës me para, ka reaguar kryetari i PD, Lulëzim Basha. Në një postim në FB, Basha thotë se ngjarja e sotme tregon se është rritur forca e krimit dhe ka rënë shtetit. Kjo ndodh shkruan Basha, kur qeveria i jep mbrojtje dhe pushtet kriminelëve. Reagimi i plotë Lulëzim Basha: Grabitja e sotme është tregues i forcës së krimit dhe rënies së shtetit. Kjo ndodh kur qeveria i jep mbrojtje dhe pushtet kriminelëve. Ne nuk mund ta lemë vendin peng të krimit. Ne do ta shtypim krimin. #NgrihemiBashkë #18Shkurt

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here