Ervin Salianji dhe Ergys Mërtiri shkatërrojnë audiencën e Bashës

0
569

Një vëmendje mjaft të madhe ka pasur dje, dalja në media e Lulzim Bashës, kryetarit të Partisë Demokratike, i cili që pas humbjes së zgjedhjeve të 25 prillit nuk kishte shkuar në asnjë studio televizive për të pasur një debat me një panel gazetarësh. Dalja e djeshme vinte pas gati më shumë se 6 muaj, dhe pyetjet që ishin për Lulzim Bashën janë të shumta.

Në fakt Luli ishte kujdesur që të zgjidhte panelin, në ekranin e ortakëve të pronarëve të inceneratorëve, të drejtuar nga ish deputeti socialist, Ben Blushi, ku moderatorja tregoi se gjithçka ishte përgatitur më parë, sepse burime i thanë CNA.al se skaleta ishte kaluar nga të dyja palët.

Pra, nga moderatorja dhe njerëzit e Lulzim Bashës.

Gjithçka u duk qartë nga mënyra sesi sillej Eni Vasili. Sapo Luli hapte gojën, ajo i sillte një insert, e më pas vazhdonin komentet e Bashës për të dhënë sqarimet e tij.

E megjithëse e kontrolluar, me një panel të paguar nga Henri Çili e biznesmenë afër Lulzim Bashës, siç është Irfan Hysenbelliu dhe shërbimi që i bënte ekrani i ortakëve të pronarëve të inceneratorëve Lulzim Bashës, ai sërish gaboi, derisa akuzoi dhe amerikanët për humbjen e zgjedhjeve. E cila është teoria e tretë apo e katër që del pas 25 prillit.

Në fillim tha fitore, pastaj tha se janë numëruar vetëm kutitë e socialistëve, pastaj tha masakër zgjedhore, pastaj tha se fajin se kishte humbur e kishte Sali Berisha dhe Ilir Meta, e në fund tha se fajin e kishin amerikanët.-shkruan CNA.al

Por, përtej këtyre deklaratave të Lulzim Bashës dhe pritshmërive të tij, një fakt që tërheq shumë vëmendjen është audienca televizive e cila monitorohet nga disa kompani dhe dje çuditërisht kur Lulzim Basha pritej të kishte në ekranin e Top Channel, një nga më të mëdhenjtë në vend, maksimumin e vëmendjes. Pra, pritej që të gjithë shqiptarët të dëgjonin dhe të shikonin Lulzim Bashën për shkak edhe të veprimeve të tij, si përjashtimin e Berishës, kontradiktave, do ketë Kuvend, sdo ketë Kuvend, përçarjen e PD-së, ndarjen e grupit parlamentar, e shumë arsyeve të tjera. Por, audienca del ndryshe.

Por, në momente të caktuara është dyshja Salianji-Ergys Mërtiri që e mund Lulzim Bashën. Edhe pse ky i fundit është në ekranin e Top Channel, me panelin e zgjedhur vetë, me skaletën e përgatitur vetë, ku sërish gaboi vetë, në audiencë shpesh bie.

Mjafton të shikoni dy grafikët e mesit. Ai i kaltri dhe ai kaf, të cilat qartazi tregojnë diferencën e audiencës së dy televizioneve. Ekrani i madh i Top Channel dhe ekrani i madh i Klan.

Image

Lulzim Basha nuk mundet dot ta rrëzojë studion përballë. Kjo, jo se nuk ka audiencë Top Channel. Por, se qartazi tashmë nuk e ndjek më kush dhe nuk e beson më kush Lulzim Bashën.

Njerëzit ndoshta më shumë besojnë Ervin Salianjin dhe panelin e “Opinion”, ku ishin të ftuar edhe Artan Hoxha, Oerd Bylykbashi, Berat Buzhala, dhe Preç Zogaj, se Lulin.

Salianji dhe Mërtiri dje i kanë bërë një detyrë shembullore.

Aq mirë e kanë bërë detyrën sa edhe Lulin e kanë mundur në audiencë. Duke na e nxjerrë zbuluar kryetarin e Partisë Demokratike, se tashmë nuk e ndjek më askush.

Ai që pretendon se ka 95% të demokratëve, mesa duket ka ngelur me disa prej tyre dhe pa mbështetje nga opinioni publik.

Braktisja e vëmendjes nga qytetarët shqiptarë e tregon qartazi se kush është mbështetja e vërtetë që ka Lulzim Basha.

Ky grafik vjen pas sondazheve të nxjerra dy ditë më parë, ku Lulzim Basha dukej si ishte i “dërrmuar nga mbështetja” e demokratëve, të cilët thoshin se në shumicë gati 90% mbështesnin Foltoren dhe Sali Berishën./CNA.al/

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here