FOTO/ ‘Nga 114 delegatë, kanë firmosur 104’, Malltezi ironi me Bashën: Përjashtoi të gjithë te Dega 4

0
871

Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Jamarbër Malltezi thotë se nga 114 delegatë që ka PD te dega 4 në Tiranë, 104 prej tyre kanë firmosur formularin për thirrjen e Kuvendit Kombëtar në datën 11 dhjetor. 

Përmes një postimi në Facebook, Malltezi ironizon Bashën kur thotë se e ka gati zgjidhjen, t’i përjashtojë të gjithë.

Ndërsa publikon edhe foton e grupit të WhatsApp-it të degës 4, ku drejtuesi i degës Ervin Goxhaj ka larguar të gjithë anëtarët që kanë firmosur dhe ka lënë vetëm tre numra telefoni, të tij dhe dy anëtarëve të tjerë.

Postimi
Modeli Basha per PD i zbatuar tek dega 4: nga 114 delegate, 104 kane firmos per thirrjen e kuvendit me date 11 Dhjetor, ZGJIDHJA? Perjashtoi te gjithe… nuk i quj… [?]

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here