Tare paraqet zbulimet nënujore të vitit

0
216

images

 

Ne mesnaten e dates 16 duke u gthire 17 Tetor 1916 ne Gjirin e Vlores​,​ nje varg me anije italiane te cilat sillnin materiale ushtarake dhe ushtare per ne frontin Italian u godit​en​ me silure ​. Destrojeri italian Nembo i ndare ne dysh nga goditja u mbyt brenda pak minutash sebashke me mbi 50 marinare dhe ushtare italian.

Nendetsja austro -hungareze​ SMU-16 ​ e cila goditi karvanin italian u pa ne siperfaqe duke vezhguar​ tragjedine qe shkaktoi nga goditja e befasishme. Por papritmas u zhduk duke lene pas nje mister gati 100 vjecar mbi fatin e saj. Raportet italiane te kesaj ngjarje flasim per nje humbje te mistershme te nendeteses austro hungareze SMU 16 edhe pse pak dite pas kapjes se tre marinareve qe shpetuan nga mbytja.

Ne 14 shtator te ketij viti nga ​kerkimet me teknologji te avancuar te ekspedites shqiptaro- amerikane​ ne bordin e anijes Herkules ​​ u lokalizua​ nje relit historik i cili​ mendohet se​ mund te jete SMU 16 e fundosur ne fundin e detit sebashku me ekuipazhin e vet.”

Nnga te dhenat arkivore italiane che kordinatat e kapura nga anija Herkules perputhen me vendodhjen e mundeshme te SMU 16. Nderkohe fotot e sjella nga fundi i detit jane derguar eksperteve te fushes te cilet mendojne se jemi shume prane konfirmimit te nje nendeteseje te luftes se pare. Këto dhe disa prezantime të tjera u bënë dje në akademinë e shkencave nga nje prej anetareve te ekipit shqiptaro amerikan Auron Tare (anetar i bordit shkencor te Unesco) i cili prezantoi rezultatet e ketij zbulimi. Ky prezantim behet ne kuader te Luftes se Pare Boterore dhe thirjes nga Unesco per te perkujtuar ngjarje historike nga kjo ngjarje e madhe historike qe solli ndryshime te medha ne Europen e shek te 20.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here