Kur Meta ishte kryeministër, 24 kilometra autostradë vetëm 13 mln euro. Me Ramën në krye, 17 kilometra shkojnë 250 mln euro

0
157

Një ndër sektorët ku gëlon korrupsioni qeveritar është ai i rrugëve. Vjedhja me rrugët është aq e dukshme sa mjafton të bësh krahasimin me vlerën e një kilometri rruge në Europë me atë në Shqipëri. Vendi ynë mban rekordin e abuzimit dhe sigurisht shifrat e fryra të koncensionit shkojnë te xhepat e pushtetarëve.

PPP e rrugës Milot-Kashar pjesë e “Korridorit blu” si dhe unaza e Tiranës janë nga më të shtrenjtat në Europë, ndërsa rruga e Arbërit 600 % më e shtrenjtë se kostot reale.

Banka Botërore rishikoi këtë vit me rritje kostot e ndërtimit të një kilometri rrugë në vendin tonë, duke e çmuar me 6 milionë euro një kilometër autostradë të kategorisë A dhe 1 milion euro një kilometër rrugë sekondare interurbane të kategorisë C. Qeveria e kontraktoi rrugën Milot-Balldren, të kategorisë A, nëpërmjet koncesionit PPP me 14.2 milionë euro për kilometër, ose 132% më shumë se standardi i kostove të Bankës së këtij viti.

Rruga Milot – Balldren është e kategorisë A dhe është pjesë e Korridorit Jonian, me gjatësi rreth 18 kilometër. Me standardin e fundit të Bankës Botërore, një kilometër e kësaj kategorie kushton 6 milionë euro, ndërsa qeveria e kontraktoi me 14.2 milionë euro për kilometër ndërtimin e saj.

Dhe lista e korrupsionit me rrugët është e pafundme.

Per të bërë krahasimin me faktin se sa harxhohej më parë për ndërtimin e rrugëve, kemi hapur arkivat dhe gjetëm këtë kronikë nga TVKlan e cila flet për përfundimin e punimeve të autostradës Tiranë-Durrës. Në atë kohë kryeministër ishte Ilir Meta, ndërsa Rama ende ishte nën sqetullën e Nanos. Kështu 24 kilometra rrugë u ndërtuan me vetëm 13 mln euro. Një shifër kjo që natyrisht duket qesharake për rilindasit, që vetëm një kilometër rrugë e çojnë deri në 14 mln euro.

ME POSHTE KRONIKA:

©STANDARD.AL

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here