5 deputetë letër Ramës: Të ngrihet komision për punën e Bankers në Zharrëz, banorët të dëmshpërblehen

0
197

Pesë deputetë të LSI, PD dhe PDIU i janë drejtuar me një letër kryeministrit Edi Rama, të cili i kërkojnë ngritjen e një komisioni për verifikimin dhe zgjidhjen e situatës së rënduar në Zharrëz të Fierit, atje ku banorët kanë nisur një grevë urie për shkak të dëmeve që po u shkakton banesave të tyre kompania Bankers Petrolium.

Në letrën e deputetëve kërkohet që ky komision të drejtohet nga zv/kryeministri Niko Peleshi dhe në përbërje të tij të jenë ministrat e Energjisë, Ekonomisë, Financave si dhe zyrtarë të pushtetit lokal. Ata e konsiderojnë të nevojshme shpalljen e emergjencës në zonën e Zharrës, ndërsa shprehen për një dëmshpërblim të banorëve dhe hetim ndaj kompanisë Bankers.

Banorët e kësaj zone janë ankuar vazhdimisht për lëkundjet e forta që sipas tyre shkaktohen nga kjo kompani nafte, duke u shkatërruar banesat dhe u rrezikuar jetën.

Letra e deputetëve:

deputete-zharrez

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here