Berisha ironizon kërkesat për dorëheqje: Ata do vdesin me emrin tim në gojë, na mbështesin 500 mijë qytetarë

0
151

Dorëheqja apo një hap pas nuk është në planet e ish kryedemokratit, Sali Berisha.

 

Në emisionin QuoVadis në Vizion Plus, Berisha deklaron se ndonëse kundërshtarët politikë kërkojnë dorëheqjen e tij, kjo nuk do të ndodhë.

I pyetur nëse e ka menduar se problemi i dështimit të thellë në zgjedhjet vendore të 14 majit është vetë ai, Berisha përgjigjet kështu: – “Kush tha? Ata kanë lindur e do të vdesin me emrin tim në gojë, të ikë Berisha, po ajo s’përbën kriter. Unë ika unë bëra detyrën time. Unë në 2013 komunikova dorëheqjen nga të gjitha funksionet dhe absolutisht kam qëndruar i dorëhequr përveçse në parlament edhe në atë rrjetin social si një avokat i interesit publik në atë mënyrën time, siç e gjykoj unë. Ika, por çfarë ndodhi, e patë çfarë ndodhi”, përgjigjet ai.

 

Berisha përforcoi qëndrimin e tij duke deklaruar se mbështetet nga 500 mijë qytetarë dhe kurrë nuk dështon në misionet e tij.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here