Tërhiqet Basha pasi LSI dhe aleatët i dolën kundër: Ftojmë të gjitha partitë të përballen me regjimin

0
276

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka komentuar një krisje të mundshme me Lëvizjen Socialiste për Integrim. Në një intervistë për “Euronews”, Basha tha se të gjitha partitë dhe aktorët publik që janë kundër qeverisë, janë të ftuar për t’iu bashkuar Partisë Demokratike në frontin opozitar.

“Ne do të bëjmë gjithçka që në këtë betejë ta gjejnë veten të gjitha forcat politike pa paragjykim, të cilat janë përballë regjimit me shqiptarët kundër pakicës,”- deklaroi Basha ndër të tjera. Duke ulur kështu “gjakrat” mes dy palëve pas përplasjeve dhe akuzave të forta që lëshuan ndaj njëri-tjetrit. “Lufta” mes dy palëve ka nisur pas deklaratave të sekretarit të Përgjithshëm të PD, Gazment Bardhi lidhur me ndarjen e mandateve gjatë zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit. Dje tha se Partia Demokratike është angazhuar plotësisht, duke theksuar se LSI-së i ishin ofruar 15 mandate të sigurta vetëm për listën e përbashkët, por shtoi se ishte refuzuar me pretendimin se do fitonin të vetë 34 mandate. Kundërshtimi i parë për këtë deklaratë erdhi nga Petrit Vasili, i cili mohoi bisedën. Më pas edhe kryetarja Monika Kryemadhi bëri të njëjtën gjë. Madje, Elona Guri, akuzoi Bardhin për ‘bashkëpunim’ me Suel Çelën, një person të përfolur për aktivitet kriminal në qarkun e Elbasanit.

Por me përgjigjen e sotme duket se Basha ka “shtrirë” sërish dorën për bashkëpunim mes dy forcave politike, për të dalë kundër kryeministrit Edi Rama.

INTERVISTA E PLOTË: 

Pyetje: Për të dalë pak nga çështja e Partisë Demokratike dhe për ta zgjeruar në tërësi me opozitën. Duket qartë se ka një krisje mes Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim, duke sjellë në vëmendje edhe deklaratat tuaja por edhe deklaratat e znj.Kryemadhi. Çfarë do të bëjë PD në raport me LSI dhe a do të vijoni bashkëpunimin, duke përfshirë edhe aleatët e tjerë?

Lulzim Basha: Partia Demokratike jo vetëm ka qenë e hapur, por ka sakrifikuar dhe do të vazhdojë të bëjë gjithçka, siç i takon partisë më të madhe, forcës më të madhe të opozitës, në mënyrë që të bashkojë të gjithë faktorët politikë por edhe faktorët jopolitikë në betejën me regjimin e Edi Ramës. Dhe për këtë arsye 18 Dhjetori do t’i shërbejë edhe platformës qytetare për demokracinë, ku duhet dhe do të gjejnë veten të gjithë ata qytetarë shqiptarë të cilët e shohin se regjimi në fuqi, i cili qëndron në fuqi jo përmes votës së lirë por përmes aleancës me krimin e organizuar dhe oligarkët, një pakicë që i është mbivendosur shumicës.
Të gjithë këta shqiptarë ta gjejnë vetën e tyre tek kjo betejë e cila bëhet jo vetëm thjesht në emrin e tyre, por në interesin e tyre. Pa diskutim, ne do të bëjmë gjithçka që në këtë betejë ta gjejnë veten të gjitha forcat politike pa paragjykim, të cilat janë përballë regjimit me shqiptarët kundër pakicës.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here