Hebreja e fundit në Afganistan, e moshuara me 20 nipërit strehoet në Golem

0
93

Tova Moradi, një hebreje e lindur dhe rritur në Kabul aty ku jetoi atje deri javën e kaluar, u largua nga Afganistani për në Shqipëri së bashku me fëmijët dhe afërsisht 20 nipërit e saj për të qënë më të sigurtë.

“E doja vendin tim, e doja shumë, por duhej të largohesha sepse fëmijët e mi ishin në rrezik”, tha Moradi për për mediat që e intervistuan nga Golemi, vendpushimi buzë plazhit i cili është shndërruar në shtëpi të improvizuara për refugjatët afganë.

83-vjeçarja Moradi ishte një nga 10 fëmijët e lindur në një familje hebreje në Kabul. Në moshën 16-vjeçare, ajo iku nga shtëpia dhe u martua me një musliman, duke mos u konvertuar në Islam e duke mbajtur disa tradita çifute.

“Ajo kurrë nuk e mohoi judaizmin e saj, ajo thjesht u martua për të shpëtuar jetën e saj pasi nuk mund të jesh e sigurt si një vajzë e re në Afganistan,” tha vajza e Moradi, Khorshid, për mediat nga shtëpia e saj në Kanada, ku ajo dhe tre vëllezërit e motrat u shpërngulën pasi talibanët morën pushtetin në Afganistan.

Moradi nuk ka folur me asnjë nga motrat e saj për gjysmë shekulli deri këtë javë, kur i ka parë ato dhe fëmijët e tyre përmes videove.

Gjatë periudhës së parë të sundimit taleban nga viti 1996 deri në pushtimin e SHBA në 2001, ajo jetoi një jetë të izoluar, si dhe thuhet se u fsheh nga rabini Isaac Levi, një nga hebrenjtë e paktë të mbetur në Afganistan.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here