Meta zbardh takimin me ambasadoren e SHBA në selinë e Partisë së Lirisë: Marëdhëniet e mia me Amerikën, gjithmonë të shkëlqyera 

0
112

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, gjatë konferencës së mbajtur sot me gazetarët, ka zbardhur detaje nga takimi që zhvilloi dy ditë më parë me ambasadoren e SHBA në Tiranë Yuri Kim.

 

Meta tha ndër të tjera se kanë pasur një bisedë “shumë të hapur, shumë konstruktive, shumë bashkëpunuese”.

“Mund tu them se marrëdhëniet e mia me SHBA-të gjithmonë kanë qenë dhe janë të shkëlqyera. Sidomos në drejtim të forcimit të partneritetit tonë strategjik dhe marrëdhëniet biletarale, në plotësimet e detyrimeve tona 100% si një vend anëtar i NATO-s, gjë që nuk mund të ndodhte pa mbështetjen e SHBA dhe sa i përket përshpejtimit të procesit të integrimit europian që është interes i SHBA. Kemi pasur një bisedë shumë të hapur, shumë konstruktive, shumë bashkëpunuese”, tha Meta.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here