Vrasja mafioze e Behar Sofisë, SPAK nis gjykimin në mungesë për Jemin Sherën!

0
82

SPAK ka nisur gjykimin në mungesë për Jemin Sherën, i akuzuar për akuzën e vrasjes në bashkëpunim, ndaj Behar Sofisë.

Ata e kanë ndjekur Behar Sofinë për gjashtë muaj, deri në momentin e ekzekutimit, tha Prokurorja e SPAK, Doloeza Musabelliu. Jemim Sheri ishte organizatori për të vrarë Behar Sofinë dhe personi që ka marrë porosinë.

SPAK kërkoi 16 dëshmitarë dhe pyetjen e të bashkëpandehurve Bujar Zeza, Xhuliano Visha, Skënder Vathi, Leonard Xhixha dhe Ernejt Shyti.

SPAK solli tre akt ekspetime të reja, si dhe 168 prova shkresore. Në datë 26 janar ora 12:00, do vijnë pesë dëshmitarët e parë.

Behar Sofia u vra në 25 shkurt 2021, në afërsi të Piramidës në Tiranë. Gjykata relatori se Shera nuk është gjetur pavarësisht kërkimeve që janë bërë nga policia.

Në banesën e Jemin Sherës në Zallherr, nuk ka pasur asnjë person, tha gjykata.

Vëllai i të pandehurit ka theksuar para hetuesive, se nuk kishte dijeni për vendndodhjen e tij. Prokuroria kërkoi që të niste procesi në mungesë, gjë e cila u pranua nga gjykata.

Emri i Jemin Sherës është regjistruar për herë te parë nga SPAK në datën 29 mars 2022, si një nga të dyshuarit e vrasjes së Behar Sofias.

SPAK relatoi në gjykatë se Shera e ka marrë porosinë nga persona ende te paidentifikuar, dhe me pas ka krijuar grupin kriminal.

Ata e kanë e kanë vëzhguar Behar Sofian për 6 muaj deri në momentin e ekzekutimit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here