Kush është ministrja e re që Rama nxori nga mënga; Ish zëvendësja e Ulsi Manjës tani si homologe e tij

0
147

Ish zëvendësja e Ulsi Manjës në ministrinë e drejtësisë, tashmë do të jetë homologe e tij në kabinet. Kryeministri Edi Rama ka njoftuar për krijimin e një tjetër ministrie për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin për drejtimin e së cilës ka propozuar emrin e 40 vjeçares Adea Pirdeni. Me formim juridik dhe më pas pedagode kjo ‘“Doktore në Shkencat Juridike” prej vitiit 2020 u përfshi me qeverisjen e rilindjes, fillimisht si zevendese e Etilda Gjonit.

Përpos postit të zv ministres së drejtësisë ajo ka mbuluar  edhe çështje të integrimit evropian si pjesë e Grupit Negociator për Aderimin e Republikës së Shqipërisë në BE për Kapitullin 23 mbi “Gjyqësorin & të Drejtat e Njeriut”, antikorrupsionit dhe kuadrit strategjik në fushën e drejtësisë.

Në CV e saj shkruhet: “Znj. Pirdeni ka një bagazh të gjerë angazhimi si eksperte ligjore në një numër projektesh të zbatuara nga institute dhe organizata vendase, si dhe partnerë ndërkombëtarë, me fokus në asistimin në përmirësimin e performancës dhe rritjen e kapaciteteve të institucioneve qendrore të administratës publike, forcimin e kapacitetit për hetimin dhe ndjekjen e korrupsionit në Shqipëri dhe vendet fqinje në rajon, mbështetje për përgatitjen e përafrimit të legjislacionit për Kapitullin 23 të Acquis-së së BE në kuadër të integrimit evropian të Shqipërisë dhe monitorimin e zbatimit të Reformës në Drejtësi në
Shqipëri”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here