Profil/ Gazetari i ekstremit të djathtë që po trondit presidencialet në Francë

0
89

Sipas një sondazhi të ri që bëri bujë në Francë kohët e fundit, Eric Zemmour, një shkrimtar konservator, opinionist që mbështet teorinë e zëvendësimit të popullatës, polemist pro regjimit kolaboracionist të Vishisë dhe se fundi kandidat për president, si përfaqësuesi i ekstremit të djathtë në Francë, mund të marrë 17 për qind të votave, nëse do të garojë në zgjedhjet e ardhshme presidenciale, ku sipas të gjitha gjasave do të jetë kandidat.

Zemmour, autor i njohur librash politikë dhe historikë ka shndërruar në best seller me mbi 400 mijë kopje të shitura essenë e tij të nxjerrë në treg para pak kohësh: “Franca nuk e ka thënë fjalën e saj të fundit”

Aty ai shkruan: “Individualizmi, i lindur katër shekuj më parë, në kufirin mes Rilindjes italiane dhe Protestantizmit gjerman, po mbërrin në finish të vrapimit të vet: ai i ka shndërruar kombet tona të vjetra në shoqëri individësh të frikësuar dhe kapriçiozë, të cilët kërkojnë nga shteti t’u njohë ndjeshmëritë dhe ndjenjat e tyre të brishta.

Nga ana tjetër, qytetërimi islamik po dominon në trojet evropiane, me një diasporë gjithnjë e më të madhe në numër, e cila imponon zakonet, ligjet, imagjinatat, emrat e tyre, sipas modelit të një logjike kolonizuese.

Këto dy lëvizje mishërojnë dy këndvështrime të kundërta për botën: E para, emancipimin dhe çlirimin nga të gjitha rregullat dhe zakonet. E dyta nënshtrimin ndaj një Zoti hakmarrës.

Një ditë, së shpejti, ato do të ndeshen përdhunshëm dhe ne mundemi të supozojmë se mbretërimi i Nënshtrimit do ta dërrmojë brutalisht atë të Lirisë. Ndërkohë që, ata që të dy janë aleatë kundër të njëjtit armik: popullit francez, zakoneve, historisë, shtetit, qytetarisë dhe civilizimit që ai përfaqson. Kjo është e ngjashme me paktin gjermano- sovjetik gjatë luftës së dytë botërore”.

Ai e kanë vënë veten në qendër të debatit shoqëror dhe politik në Paris dhe Franca po mban frymën për të pritur kandidimin e tij zyrtar për garën presidenciale. Lapsi.al po boton një portret të këtij fenomeni të errët…

I njohur që nga fillimi i viteve 2000 për paraqitjet e tij televizive dhe për rubrikën e tij të rregullt në gazetën konservatore “Le Figaro”, Zemmour është shndërruar aktualisht në një lojtar të rëndësishëm në një lojë politike, të cilën ai shpreson që ta destabilizojë- megjithëse mbetet e paqartë nëse do të garojë apo jo në presidencialet e prillit të vitit të ardhshëm.

Megafoni i tij politik ka qenë “C News”, një kanal televiziv me ndikim, i mbështetur nga miliarderi Vincent Bolloré, pronar i konsorciumit “Vivendi”. Edhe pse programet e tij më popullore nuk tërheqin zakonisht më shumë se 800.000 shikues, “CNews” e ka dyfishuar audiencën gjatë 4 viteve të fundit, duke e vendosur atë në vendin e dytë midis 4 televizioneve më të rëndësishme informativë në Francë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here