Media e njohur: Milani do të ndryshojë sërish pronarë, zbulohet arsyeja…

0
156

Milan mund të ndryshojë sërish pronarë. Pas kalimit të aksioneve tek amerikanët, më konkretisht te Elliott Management Corporation, klubi kuqezi del sërish në shitje.

Lajmi bëhet i ditur nga “Reuters”, që zbulon se pronari i jahteve luksoze “Ferretti” po planifikon që në tetor të blejë aksionet e gjigantit italian.

Sipas burimeve, shifrat që do të duhen për të blerë Milanin kapin vlerën e 100 milionë eurove.

“Oferta do të përfshijë shitjen e aksioneve nga grupi kinez “Weichai”, i cili bleu një aksion në vitin 2012 dhe miliarderi italian, Piero Ferrari”, thuhet në një njoftim të kompanisë “Ferretti”.

Ky do të ishte një rikthim i kompanisë në financimin e Milanit, ku në vitin 2003 shiti të gjithë aksionet.

Aksionet që do t’i kalojnë “Ferretti” përfshijnë rreth 30-35 % të Milanit.

Pasuria e Ferretti kap shifrën e 332 milionë euro, teksa fitimi në këtë gjashtë mujor të parë të vitit ka kapur shifrën e 30 milionë euro.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here