Përkeqësohet situata e helmimeve nga uji i pijshëm në Krujë, ja numri i personave të paraqitur në spital që prej pasdites së djeshme

0
75

Detaje të reja kanë dalë nga helmimi i banorëve në Krujë. Gjatë pasdites së djeshme ka patur një shtim të rasteve. Disa prej banorëve të helmuar po trajtohen edhe në shtëpi. Ndërkohë që deri tani raportohet se numri i personave të paraqitur vetëm gjatë pasidites së djeshme ka qenë 130 persona.

Gjithashtu mësohet se qyteti ende nuk është furnizuar me ujë të pijshëm. Ndërsa kjo shifër e qytetarëve që janë paraqitur për trajtim, ka nxjerrë bllof edhe ministren e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliun e cila ditën e djeshme deklaroi se numri i rasteve që kërkonin trajtim po vinte duke u ulur.

Ndërsa Inspektoriati Shëndetësor Publik, nuk ka dalë ende me një deklaratë zyrtare sa i përket analizave të bëra për shkakun që çoi në helmimin e qytetarëve të Krujës.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here