Pamje tronditëse nga vërshimet në Indi, shikoni si lumi “përpin” shtëpinë në pak sekonda

0
75

Pamje tronditëse vijnë nga shteti i Keralas në Indi.  Një video e cila tregon sesi lumi Manimala përpin një shtëpi dykatëshe në brigjet e tij pas rrëshqitjes së tokës poshtë saj është bërë virale.

Incidenti ndodhi në Mundakayam të rrethit Kottayam në Kerala, gjatë shirave të fundit që kanë bërë kërdi në shtet.

Në pamje duke qartë sesi banesa brenda pak sekondash shembet në lumë.

Banorët e tronditur që xhiruan videon mund të dëgjohen duke bërtitur dhe duke qarë. Incidenti thuhet se ndodhi më 17 tetor. Banorët e shtëpisë, Reji dhe familja e tij, ishin evakuuar me kohë, raportoi The News Minute.

Të paktën 24 persona humbën jetën nga vërshimet në jug të Indisë, pasi shirat e rrëmbyeshëm kanë dëmtuar shtratin e ujit të lumenjve.

Në mesin e viktimave janë edhe pesë fëmijë.

Ka shqetësime se numri i të vdekurve mund të rritet pasi disa persona janë ende të zhdukur.

Shumë shtëpi i ka marrë uji dhe njerëzit janë bllokuar në rajonin Kotajam në shtetin Kerala.

Incizimet nga ajo zonë kanë shpërfaqur një autobus me pasagjerë duke u shpëtuar pasi rrotat janë bllokuar në ujë.

Kotajam dhe Iduki janë dy rajonet e prekura më së keqi.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here