Kanye West përfundon në spital

0
130

Kanye-West

Kanye West nuk është në formën e tij më të mirë. Dje ai është çuar me urgjencë në spital, pasi ka pasur dhimbje të forta koke. Edhe pse thotë shpesh se është mesazhsjellës i Zotit, faktet tregojnë se edhe Kanye West është njeri si gjithë të tjerët. Aktualisht ai ndodhet me turne në Australi për te dhënë disa koncerte. Sipas TMZ-së, dje kur ai po luante basketboll, papritur është ndier keq. Burri i Kimit, e cila e shoqëron edhe në kontinentin australian, ka pasur dhimbje të forta koke dhe është çuar menjëherë në spitalin e Melburnit. Mjekët kanë kryer të gjitha ekzaminimet dhe deklaruan se nuk kishte asgjë për t’u shqetësuar, përveçse një migrene të lehtë. Fansat e tij duhet të qetësohen, sepse pak orë më pas këngëtari mundi të ngjitej edhe në skenën e Rod Laver Arena, ku e prisnin me padurim 15.000 spektatorë.

 

Usher me fat, e mban kokën tek “zogu” i modeles

Usher ka realizuar një set fotografik për revistën “Fault”. Ai shihet midis këmbëve të një modeleje. Gjatë intervistës ka treguar se tri vitet e fundit kanë qenë më të vështirët e jetës së tij. Ai kaloi një krizë martesore, pasi djali që kishte nga gruaja e tij, mbeti në pishinë i zhytur nga uji dhe lajmin e bëri publik një burim i tyre privat. Këngëtari po shijon pozicionin si anëtar i jurisë në “The Voice America”.

 

Këngëtares amerikane i bie dhëmbi në skenë

Momma Dee, një këngëtare e njohur kryesisht në SHBA, është përballur me një incident të pakëndshëm në skenë. Ndërsa ka qenë duke kënduar, asaj i ka rënë dhëmbi. Ajo ka arritur që ta kapë dhëmbin pa rënë në tokë, është kthyer me shpinë nga publiku dhe e ka vendosur sërish atë. Më pas ka vazhduar koncertin, sikur të mos kishte ndodhur asgjë.

 

 

Iggy: Nuk kam video porno

Reperja australiane Iggy Azalea ka hedhur poshtë raportimet se ajo ka të realizuar një video pornografike, duke këmbëngulur se kushdo që tenton të lançojë një video të montuar do të përballet me ligjin. Të enjten, bosi i pornografisë botërore, Steven Hirsch, kishte bërë të ditur se ai ka një video të reperes, duke bërë seks para jo më shumë se një viti. Kompania e Hirsch, “VIVID” që ka lançuar më parë videot e Pamela Anderson dhe Kim Kardashian, ka thënë se fitimet nga video e Iggy-t do të mund të kalonin edhe ato nga Kim Kardashian. Por, është kampi i Iggy-t që ka hedhur poshtë se ylli ka një video pornografike, me vetë reperen që u shpreh në rrjetet sociale. “Unë nuk kam një video pornografike, por po ju bëj me dije kushdo që tenton të përfitojë në emrin tim, do të jetë një ofendues gjinor e do të përballet edhe me ligjin. Më bën të sëmurem fakti se mediat po inkurajojnë këto gjëra ndaj femrave, në vend që t’i mbrojnë ato. Unë shpresoj që Amerika do të ndjekë Evropën dhe që privatësia e njerëzve të mbrohet më mirë”, – ka thënë Iggy. Iggy Azalea u bë e famshme me superhitin botëror “Fancy”.

 

I tregon linjat në formë në Dubai

Aktorja e “The Only Way is Essex”, Jasmin Walia, ka treguar linjat e saj në Dubai. Ajo shihet me një palë bikini në ngjyrë blu dhe është bashkë me një mike të saj, e cila ka veshur gjithashtu bikini në ngjyrë blu. Aktorja mori pjesë në “X-Factor”, ku ka dështuar, pasi juristi Simon Cowell nuk i ka dhënë asaj një mundësi. Por, Jasmin nuk mund të dështojë në shfaqjen e linjave të saj elegante.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency