“Berisha është burrë. Foltorja e tij është gjigande”/ Manjani: Ka disa “kryetarokratë” në PD që thonë në kafe se nuk mbahet ky KRYETAR humbës, por publikisht deklarojnë të kundërtën

0
143

Ish-ministri i drejtësisë Ylli Manjani përmes një statusi në Faccebook ka lëshuar një deklaratë interesante se cfarë po ndodh në brendësi të PD-së, ku sipas tij edhe më të besuarit e Bashës, e dinë që me të në krye nuk vazhdohet më dhe lideri historik Berisha  është burrë dhe foltorja e tij është gjigande.

Statusi i plotë:

Janë disa kryetarokratë, që në kafene nuk lenë gjë pa thënë për kryetarin e tyre. Ata madje thonë se “nuk mbahet më ky humbës kryetar”. Vijojnë me tej “Berisha është burrë. Foltorja e tij është gjigande”…. Etj, etj, etj…
Mirëpo publikisht thonë krejt të kundërtën..!!?
Jam i sigurtë se sapo të fillojë largimi i kryetarit që mbrojnë në publik, do jenë po këta që do flasin me gjuhen e sotme të kafenesë…
Hajt më!
Politikë hesapi…
Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here