Komisioni hetimor për 25 prillin, Topalli: Gjëja më fake, Basha kreu masakrën më të egër zgjedhore brenda PD

0
80

Mazhoranca dhe opozita bashkuan votat dje në Kuvend për ngritjen e komisionit parlamentar që do të hetojë zgjedhjet e 25 prillit.

Ish-numri dy i Partisë Demokratike, Jozefina Topalli, në një intervistë për Ora News thotë se ky komision është gjëja më fake që ekziston.

Sipas Topallit, njeriu që pretendon masakër zgjedhore në 25 prill, ka bërë masakrën më të egër zgjedhore brenda forcës së tij politike.

Ajo thotë se Bashës i ka mbetur vetëm vulla e kryetarit dhe pas mbledhjes së Kuvendit të PD nuk do ketë më as vulë, as karrige.

Topalli: Gjëra më fake nga të gjitha është ngritja e një komisioni hetimor për atë që e quan masakra zgjedhore kur në fakt është njeriu që ka bërë masakrën më të egër zgjedhore brenda forcës së tij politike dhe asnjëherë nuk është zgjedhur përmes një procesi të lirë dhe të ndershëm dhe si i tillë ai është kryetari i deligjitimuar që në herën e dytë dhe sot.

Faktikisht nuk ka qenë kurrë kryetar, ai thjesht po mban fort vulën dhe harron një gjë se me zhvillimin e Kuvendit dhe zhvillimet që ka për të pasur aty brenda ai nuk ka pse pret më në zyrën e tij dhe në karrigen e tij pasi ai çdo gjë i ka humbur. Do të hyjë në histori si historia më e turpshme e një politikani shqiptar./oranews

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here