Rama çudit me vetëvrasjet në spitale: Ky virus të nxit për të vrarë veten…

0
152

Kryeministri Edi Rama gjatë një bashkëbisedimi me gazetarët, krah ministres së Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, ka zgjedhur që t’i përgjigjet akuzave të opozitës në lidhje me menaxhimin e pandemisë së Covid-19.

Rama po ashtu ka folur edhe në lidhje me vetëvrasjet e pacientëve të infektuar me Covid-19, ku në vendin tonë kanë  vrarë veten 4 persona duke u hedhur nga ballkonet e spitaleve.

Rama ka listuar një sërë vendesh sipas tij se persona të infektuar me Covid-19 kanë vrare veten, edhe në vende të zhvilluara të botës. Sipas Ramës edhe mjekë i kanë dhënë fund jetës pasi janë infektuar me Covid-19 duke u hedhur nga spitalet.

Rama sakaq sulmoi edhe gazetarët, ku njëri sipas tij ka deklaruar se vetëvrasjet shkaktohen nga zhurma e aparaturat e oksigjenit pasi janë të vjetra.

“Beni një kërkim shumë të thjeshtë për të parë që shifrat shifrat botërisht tregojnë atë që është paralajmëruar në mënyrë të vazhdueshme nga ekspertët se një nga pasojat e futjes së këtij armiku të padukshëm në trupin e njërit, është nxitja për të vrarë veten. Nga marsi deri në gusht janë vrarë 71 persona në Itali.

Në Francë është lidhur numri i vetëvrasjeve që lidhen me Covid-19. 4 persona në Gjermani, në Arabinë Saudite në Britaninë e Madhe kanë kryer vetëvrasje si pasojë e ankthit nga frika dhe infektimi me Covid-19. Një infermiere në Londër vrau veten gjatë turnit të saj të punës. 3 mjekë rus janë vetëvrare duke u hedhur nga dritaret e spitalit pasi janë infektuar me Covid-19. Nga 21 shtatori deri në 20 tetor 4 pacientë janë vetëvrarë në spitalet e kryeqytetit të Ukrainës.

Qeveria e Shqipërisë i nxit këto vetëvrasje nëpër botë, apo nxiten nga kushtet e ashtuquajtur të këqija në spitalin e Shqipërisë. Njëri nga kolegët tuaj thoshte se mendohet se vetëvrasjet nxiten nga zhurma e aparaturat e oksigjenit pasi janë të vjetra.

Në muajin prill mbi 1000% thirrjet e urgjencave nga familjarë të personave më çrregullime emocionale nga infektimi i Covid-19. Është vrare personel mjekësor me hedhje nga dritarja në SHBA”, tha Rama.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here