Financuesi i Habiljave në Itali, avokati kallëzon prokurorët që e ekstraduan

4
212

Avokati i personit të akuzuar si financues i grupit kriminal ‘Habilaj’, Nezar Seitit, ka paralajmëruar se do të kallëzojë penalisht prokurorët e Krimeve të Rënda që lejuan ekstradimin në Itali të Seitit

Detar Hysi tha se ekstradimi u bë pa prova dhe fakte në shtetin tonë, por vetëm duke u nisur nga përgjimet italiane.

Sipas tij, drejtues i Prokurorisë ka tejkaluar kompetencat, duke shpërdoruar detyrën.

“Prokuroria e Krimeve të Rënda ka tejkaluar kompetencat, duke caktuar masë sigurimi me indicie të marra nga përgjimet italiane dhe jo me prova e fakte të ndodhura në shtetin tonë. Nuk e ka vlerësuar me objektivitet dhe në përputhje me ligjin këtë çështje. Drejtuesi i Prokurorisë së Krimeve të Rënda ka shpërdoruar detyrën, duke tejkaluar çdo kompetencë. I kam njoftuar se po ekstradohej dhe nuk morën asnjë masë. Do të depozitojë kallëzim penal për prokurorët”, ka thënë avokati Hysi.

Nezar Seiti, vece i kerkuar nga Italia si pjese e bandes se Moisi Habilajt, te arrestuar ne Itali, ishte ne hetim ne Shqiperi, hetim per trafik droge ku akuzohet se eshte i perfshire edhe ish ministri i Puneve te Brendshme Saimir Tahiri.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

4 COMMENTS

  1. A ca prokuroresh kemi ne , shoket e klases se xenit dhe gites me miq e me lek e me kurs tek plepat u futen ne pune prokurore..

  2. Ja si dalin urdherat e paligjshem te prokurorise shqiptare kur vjen puna tek provat e shkruara e zeza mbi te bardhe. Prokurore qe nisen nga indicie dhe nuk mbrojne dot argumentat e tyre

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here