Kulluri: Kuvendi është sovran, i vlefshëm dhe nuk ka asnjë përcaktim që për zhvillimin e tij të merret leje te Kryesia apo kryetari

0
112

Edvin Kulluri, kandidat për kryetar të PD në një lidhje skype në MCN TV deklaroi se Kuvendi i Partisë Demokratike është legjitim dhe i vlefshëm, për mbledhjen e të cilit siç ai u shpreh nuk është e nevojshme të merret miratimi as nga kryesia apo kryetari.

Më tej ai tha se e vetmja shpresë e Bashës dhe asistentëve të tij kanë mbetur vetëm retorika boshe, ndërsa shtoi se kjo nuk ka të bëjë fare me krizën e krijuar brenda në PD.

Teksa tha se përfaqëson një debat 4-vjeçar në PD, shtoi se axhenda e diskutimeve të foltoreve dhe kuvendit është domosdoshmëri, pasi Kuvendi është një e ardhme e cila duhet të jetë e qartë kristal përballë një kundërshtari që e ka mbyllur ciklin e tij 8-vjeçar.

Kuvendi është sovran, është i vlefshëm dhe nuk ka nevojë të marrim miratim as te kryesia dhe as te kryetari. Ajo që kërkon Basha dhe asistentët e tij është sikur parlamenti shqiptar ta mbledhë apo ta shpërndajë qeveria kur në fakt është e kundërta. Kështu që logjika e përdorur nga nismëtarët e kuvendit është ligjërisht shumë korrekte si procedurë.E vetmja shpresë nga ata që kanë mbetur nga kati i dytë i partisë është retorika boshe, kështu që besoj se jo po vula, jo po Rama janë retorika boshe dhe nuk ka të bëjë fare me krizën e rëndë ku ndodhet PD. Kuvendi është legjitim dhe ajo që do prodhojë kuvendi është edhe më e rëndësishme se ajo që ndodh me mbledhjen e tij. Nëse nuk i konkretizojnë sjelljet politike dhe vetëm i lëmë në retorikë ky është një dështim. Kuvendi është një e ardhme e cila duhet të jetë e qartë kristal përballë një kundërshtari që e ka mbyllur ciklin e tij 8-vjeçar.Unë përfaqësoj një debat 4-vjeçar për të qenë atje për këto principe që po flas dhe për mua axhenda e diskutimeve të foltoreve dhe kuvendit është domosdoshmëri. Ne na vlen e shkuara për të gjykuar të ardhmen. Gara e ardhme e vërtetë është ajo që duhet dhe kam hyrë në këtë garë për të përfaqësuar këtë pjesë të rëndësishme të demokratëve. 11 dhjetori është dita e reformimit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here