Revoltë për naftën: Përplasje midis policisë dhe protestuesve në Lushnjë që bllokuan rrugën

0
127

Është përshkallëzuar protesta e fermerëve të Lushnjës, të cilët kanë tentuar të bllokojnë udhëkryqin Pushimi i shoferit, për t’i dërguar një mesazh tjetër qëverisë që të marrë masa kundër çmimeve të larta të naftës dhe ushqimeve që po ngrihen dita ditës.

Pamjet e sjella nga gazetari Julian Kasapi tregojnë se forcat policore janë lidhur krah më krah për të krijuar një gardh dhe për të mos lejuar bllokimin e rrugës, por protestuesit kanë qënë të shumtë dhe kanë dalë nga të dyja krahët e udhëkryqit ndërkohë që pas tyre renditet një varg i gjatë makinash.

Protestat në vend kanë nisur prej tre ditësh dhe janë organizuar nga vetë qytetarët në rrjetet sociale kundër spekullimeve që po bëhen me çmimet e naftës, energjisë, ushqimeve,  gjoja në emër të krizës së shkaktuar nga lufta në Ukrainë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here