Rama urdhëron opozitën, Basha i frustruar nuk thotë dot “Jo”

0
101

Kryeministri Edi Rama u shpreh i vendosur sot për vijimin e reformës në drejtësi ndërsa i kujtoi kundërshtarit politik, Lulzim Basha se kjo nuk është kërkesë partiake dhe  se kush i bie ndesh reformës në drejtësi sipas tij i bie ndesh aleancave strategjike dhe të ardhmes së vendit. Në fakt Edi Rama di fare mirë se ku ta godoasë Lulzim Bashën publikisht, pikërisht aty ku ai po mban shpresat më të mëdha pas përjashtimit të Berishës nga grupi parlamentar, te mbeshtetja nga ambasadorja amerikane.  Kjo e fundit se bashku me delegacionin e BE-se ne vend kane dhene mbeshtetje te pakushtezuar per vazhdimin e reformes ne drejtesi dhe dihet cili eshte qendrimi i tyre per çeshtjen.

Pikërisht kjo duket se është arsyeja që Rama shfaq këtë arrogancë edhe me opozitën e Bashës, njësoj sikurse bënte me opozitën e Kujtim Gjuzit. Prej kohësh opozita është vënë nën trysninë e fortë të diplomatëve amerikanë, ndërsa në publik është komentuar shpesh si një opozitë fasadë që më shumë se sa kundërshton regjimin e Edi Ramës, shërben si një patericë për mbajtjen e tij në këmbë.

Sot Edi Rama foli i bindur për votën e opozitës për zgjatjen e mandatit për organet e vettingut, ndërkohë që Basha dhe të tijët ende nuk janë shprehur publikisht për këtë shprehje. Kur Oerds Bylykbashi e paraqiti ofetën e Ramës si një pazar, në PD me në krye Bashën vajtën e akuzuan se ishte ai pjesë e këtij pazari. Kur dihet fare mirë se krej e kundërta është e vërtetë.

 

Rama e di se Basha është i frustruar nga presoni amerikan dhe se në kushtet kur ndodhet brenda partisë, ku me gjasë mund të humbasë edhe postin e kryetarit, nuk ka shans tja bëjë fjalën dysh ambasadores dhe palëve të tjera të përfshira në proces. Duke ditur dobësinë e Bashës brenda partosë, Rama del e flet publikisht me bindje se opozita do ta votjë zgjatjen e mandatit të organeve të vettingut.

Pikërisht këtij vetting, që nga Basha i apri e deri tek përfaqsuesi më i fundit demokrat nuk kanë lënë gjë pa thënë. PD e ka denoncuar prej vitesh politizimin e vettingut, dhe rolin e tij selektiv në kapjen e reformës në drejtësi. Prandaj ajo sot e ka moralisht të pamundur të shprehet publikisht në mbështetje të këtij procesi.

Por Rama nga ana e tij di fare mirë se Basha pasi shiti njeriun që i dhuroi karrierenë politike për hir të interesave personale, nuk e ka të vështirë të ndryshojë edhe qëndrimin për vettingun. Ndoshta duke e argumentuar voten pro të PD-së me përrallen e rëndësisë që ka integrimi për vendin!

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here