Ja si e shkatarroi pandemia buxhetin e familjeve shqiptare

0
136

Pandemia shkaktoi kosto për buxhetin e familjeve shqiptare. Sipas INSTAT, në vitin 2020 shpenzimet për shëndetin u rritën me 28 %.

Nga 3,506 Lekë në vitin 2019 që ishin shpenzimet mujore për shëndetin në një familje shqiptare, arritën në  4,487 Lekë.

Shpenzimet më të madhe janë kryer për vitamina për shkak të Covid. Nga Marsi deri në fund të Dhjetorit në Shqipëri rezultonin afro 58 mijë persona të prekur me Covid-19, mbi 90% e tyre e kaluan sëmundjen në banesë vetëm me vitaminoterapi apo antibiotik të ndryshëm, vlera e të cilave arrinte minimumi 40 mijë Lekë në muaj.

Shpenzimet për shendetësinë në buxhetin e familjeve shqiptare vitin që shkoi kapi vlerën e 5.4 %, niveli më i lartë që prej vitit 2017.

Uljen më të madhe të shpenzimeve mesatare për konsum mujor, në vitin 2020 e ka shënuar grupi “Argëtim dhe kulturë” me 26,4 %, krahasuar me vitin 2019.

Qarku i Tiranës paraqet shpenzimet mesatare më të larta mujore për konsum, i ndjekur nga Korça dhe Fieri.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here