Ditën e djeshme u zbardh për publikun një sondazh i brendshëm i kryer nga Partia Socialiste, ku rezultatet e të cilit ishin shumë pak të kënaqshme për të purpurtit dhe jashtëzakonisht të mira për aleatin e Ramës, LSI. Koha Jonë që zbardhi sondazhin e kryer sipas kësaj gazete nga agjensia pranë kryeministrit vërejti se rezultatet e sondazhit ishin të tilla: LSI 64 mandate, PS 63 mandate, PDIU 7 mandate dhe LIBRA 6 mandate.
“Burime të rezervuara të PS-së tregojnë se selia rozë e Rilindjes ka bërë një sondazh, të cilin e ka në sirtar vetëm Edi Rama, Vali Bizhga dhe Engjëll Agaçi. Sondazhi është kryer para 10 ditësh dhe pas kësaj kryeministri ka urdhëruar urgjent ndërrimin e listës së kandidatëve për deputet, gjë të cilën e bëri fakt. Nga analizat në selinë e Rilindjes tregojnë se janë habitur nga kjo rritje dërmuese e LSI në sondazh. Një arsye, sipas tyre, mbetet se një pjesë e madhe e demokratëve dhe opozitarëve të mërzitur se pse nuk shkon PD në votime, pasi duan ta rrëzojnë me votë Edi Ramën, do të votojnë LSI dhe deri diku LIBRA të Blushit. Por vota me e madhe për LSI konstatohet nga rinia. Në këtë drejtim LSI mbetet parti e parë. Ndërsa për LSI, thuhet në qarqet afër kryeministrit, do të votojnë edhe një numër i madh i socialistëve të pakënaqur, të cilët kanë mbetur pa punë dhe nuk është interesuar njeri nga PS në këto katër vite. ZGJIDHJA mbetet një faktor plus për LSI, pasi do ti sjellë disa mijëra vota në koshin e LSI. PS ndërroi urgjent listën e emrave, pas këtij sondazhi. Por ngjitja e Ilir Metës në postin e lartë të Kreut të Shtetit mendohet se do shtojë, indirekt edhe pa folur, edhe 10 mandate plus për LSI duke e bërë që të marrë afro 73 0se 74 mandate. Ndaj siç duket edhe LSI e di sondazhin sekret ndaj doli dje me Petrit Vasilin si kryeministër i ardhshëm”.
Sondazhi sirtarit
Por ditën e djeshme menjëherë pasi u zbulua për publikun sondazhi me ngritjen e fuqishme të LSI dhe lënien pas të PS-së, “Rilindja” përmes oborrtarëve të saj mundësoi daljen në dritë të një sondazhi të ri. Me metodën e “call journalism”, ku media vihet në shërbim të pushtetit, kryeminstiri dhe njerëzit pranë tij përmes rrjeteve sorosiane të lidhura ngushtësisht me PS mundësuan një “sondazh të ri” ku Rilindja dilte e para në zgjedhje me 107 mandate!
Instituti i Studimeve Politike i Afrim Krasniqit menjëherë u vu në punë dhe zbardhi për publikun një projeksion të numrit të deputetëve që merr çdo parti duke iu referuar votave të vitit 2013. Sipas tij, PS ngjitet në 107 mandate ndërkohë që LSI mbetet në kuotën e 22 mandateve.
“Referuar zgjedhjeve 2013 dhe duke llogaritur vetëm votat e të majtës si vota të vlefshme (opozita nuk merr pjesë), si dhe duke llogaritur partitë që kanë kaluar nga e djathta në të majtë (PDIU), apo partitë e reja politike (LIBRA, LISTA, etj), mund të parashikohet një rezultat i përafërt zgjedhor. Kalkulimi është bërë mbi bazë qarku, duke marrë në konsideratë ndryshimet e reja në numrin e deputetëve në qarqe dhe ndryshimet midis partive politike gjatë katër viteve të fundit. Në përfundim rezulton se nëse ruhet kjo votë dhe ky sistem votimi, mazhoranca aktuale merr 138 nga 140 deputetët, nga të cilët, Partia Socialiste merr 105-107 deputetë, LSI 2225 deputetë dhe partitë e tjera të vogla së bashku, vetëm 913 deputetë. Një rezultat i tillë ngjason vetëm më vitin 1996 (numërim i votave pa prezencën e opozitës) dhe vitin 1997 (pamundësi e opozitës për konkurrim në çdo zonë dhe situatë e jashtëzakonshme)”, thuhej në rezultatet e insitutit.
Afrim Krasniqi njihet si një njeri që është lidhur jo pak me Fondacionin e Soros në Shqipëri. Avokati Altin Goxhaj në një intervistë të mëparshme për “standard” ka pohuar se opinionistët sorosianë që prezantohen nën petkun e demokratëve janë: Afrim Krasniqi, Alfred Lela, Arjan Vasjari etj. Po ashtue dhe gazeta maqedonase “telegraf.mk” publikoi pak kohë më parë një artikull për njerëzit e Soros në Shqipëri, ku emri i Krasniqit figuronte tek lista e njerëzve mediatikë. Ndërkaq kryeministri Rama është i njohur botërisht si njeriu më i rëndësishëm i multimilarderit 86-vjeçar amerikan në Shqipëri. Në këto kushte, lidhja mes “sondazhit të sirtarit” dhe PS-së nuk duket kaq e vështirë për tu bërë.
standard.al