Punimet në “Don Bosko”/ Qytetarët apelojnë, nga pakujdesia e firmës është rrëzuar një rrap 17-vjeçar

0
138

Teksa në rrugën “Don Bosko” po punohet për zgjerimin e trotuareve të saj, nga pakujdesia e firmës është rrëzuar edhe një rrap 17-vjeçar. Denoncimi është bërë nga qytetarët, të cilët ankohen edhe për trafikun e rënduar dhe mungesën e stafit përgjegjës, që ndjek punimet në rrugë. “Po bëhen trotuare fiktive pa asnjë lloj supervizori. Trafiku është bllokuar totalisht, punimet nuk i ndjek asnjë inxhinier, as teknik. Kam parë në jetën time lloj-lloj firme, po kurrë si kjo jo. As nuk ka logo në kamion, as në fadromë as në bluzat e punëtorëve.:As ka një afat fillimi dhe mbarimi”,- thotë një qytetar. Ndërkohë banorët shprehen se ata prisnin zgjerimin e rrugës dhe jo riparimin e trotuareve.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here