Projektligji i BE-së do të kërkojë mbledhjen e të dhënave nga të gjithë emigrantët që hyjnë në bllok, OQ e quajnë abuzues, ndërhyrës dhe jopropocional

0
69

BE-ja është akuzuar për planifikimin e “një mjeti të fuqishëm për mbikëqyrjen masive” të emigrantëve përmes ndryshimeve të propozuara në bazën e të dhënave të gjurmëve të gishtërinjve për azilkërkuesit.

Sipas Guardian, fushatat nga 31 organizata joqeveritare, përfshirë Amnesty International dhe Rrjetin Evropian Kundër Racizmit, e bënë akuzën në një letër të hapur drejtuar parlamentit Evropian duke i kërkuar eurodeputetëve të rishqyrtojnë planet për të rishikuar bazën e të dhënave Eurodac të gjurmëve të gishtërinjve të azilkërkuesve.

Në vitin 2018 ligjvënësit nga parlamenti evropian dhe ministrat e brendshëm të BE-së arritën një marrëveshje politike për të zgjeruar bazën e të dhënave, që do të thotë se do të përfshijë imazhe të fytyrës, detajet e pasaportës ose kartës së identitetit, si dhe gjurmët e gishtërinjve. Autoritetet gjithashtu do të jenë në gjendje të fillojnë marrjen e shenjave të gishtërinjve dhe fotografimin e fëmijëve emigrantë që në moshën gjashtë vjeç, krahasuar me kufirin aktual minimal të moshës 14 vjeç.

Ndryshimet ende nuk kanë hyrë në fuqi, pasi projekt-rregullorja është ngrirë në pritje të një marrëveshjeje mbi planet e ngecura prej kohësh për të reformuar qendrën e ligjit të BE-së për azilin, rregulloren e Dublinit, e cila rregullon se cili shtet anëtar i BE-së merr përgjegjësinë për kërkesat për azil.

OJQ -të thanë se zgjerimi i bazës së të dhënave të gjurmëve të gishtërinjve për të përfshirë imazhet e fytyrës së azilkërkuesve ishte “ndërhyrës, joproporcional dhe pushtues i intimitetit. Njerëzit në lëvizje meritojnë të njëjtin nivel mbrojtjeje si kushdo tjetër dhe BE nuk duhet të përfitojë nga situata e tyre e cenueshme ndaj i nënshtrohen mbikëqyrjes masive dhe trajtimit të padenjë.

Ligjvënësit e BE -së kanë argumentuar se baza e të dhënave duhet të zgjerohet tek të rinjtë për të ndihmuar në identifikimin dhe gjurmimin e fëmijëve të zhdukur, si pjesë e përpjekjeve për të mbrojtur të miturit nga rënia në duart e trafikantëve të qenieve njerëzore ose kontrabandistëve. Më shumë se 18 fëmijë emigrantë u zhdukën midis 2018 dhe 2020, sipas projektit të gazetarisë ndërkufitare Lost in Europe.

Ndërsa draft marrëveshja thotë se forca nuk duhet të përdoret kurrë ndaj të miturve për të bërë fotografi ose gjurmë gishtash, ajo lejon “një shkallë proporcionale të shtrëngimit” si mjetin e fundit, nëse një qasje e tillë lejohet edhe në ligjin kombëtar të një shteti anëtar.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here