Tuesday, April 16, 2024
Home Aktualitet Dështimi i Reformës për Drejtësi në Rumani, paralajmërim për Shqipërinë

Dështimi i Reformës për Drejtësi në Rumani, paralajmërim për Shqipërinë

0
251

 

Komisioni Evropian ka publikuar progres raportin për reformën në drejtësi në Rumani, dy muaj përpara se Rumania të marrë presidencës e BE-së. Në raport BE shkruhet se “zhvillimet e fundit kanë bërë hapa pas në rrugën e përparimit duke vënë në pikëpyetje vlerësimin pozitiv të bërë në progres raportin e Janarit 2017.” Ky raport është pjesë e vlerësimit për Mekanizmin e Bashkëpunimit dhe Verifikimit (CVM).

Zëvendës Presidenti i Parë i Komisionit Evropian Frans Timmermans u shpreh:

Më vjen keq që Rumania jo vetëm ka ndalur procesin e saj të reformave, por gjithashtu ka rihapur dhe ka bërë hapa pas në çështjet ku kishte përparuar këto 10 vjet. Është thelbësore që Rumania të kthehet menjëherë në shina në luftën kundër korrupsioni dhe gjithashtu të sigurojë një gjyqësor të pavarur. Kjo është e vetmja rrugë për Rumaninë që të mund të futet sërish në rrugën e saj drejt përfundimeve të CVM-së, në interes të vendit, të qytetarëve të saj, dhe të BE-së në tërësi.

Komisioni Evropian vlerësoi si vendime shqetësuese disa ndryshime të kryera në ligjet e drejtësisë dhe presionin e ushtruar mbi prokurorin e pavarur të anti korrupsionit. Vitin e kaluar, këto zhvillime shkaktuan protesta masive të qytetarëve rumunë në rrugët e Rumanisë.

Pavarësisht se situata në Rumani nuk është e njëjtë me atë në Shqipëri — vetëm sepse Rumania është vend anëtarë i BE-së dhe Shqipëria jo — vështirësia e zbatimit të reformës në drejtësi në Rumani, dhe rreziku i vërtetë për të bërë hapa pas në momentin që BE nuk ushtron më presion, duhet të shërbejnë si një paralajmërim i qartë për reformën në drejtësi në Shqipëri.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here