Tritoli në makinën e ish-kandidatit të pavarur për deputet në Dibër, policia gjen autorin: Ia vendosi vëllai!

0
109

Autori që vendosi sasinë plasëse në mjetin e ish-kandidatit të pavarur për deputet në Dibër, Elton Debreshit, ishte vëllai i tij. Kështu raporton policia teksa ka bërë zbardhjen e plotë të ngjarejes. Në njoftimin e plotë thuhet se lënda plasëse në mjet është vendosur nga Alfred Debreshi. 29-vjeçari vendosi sasinë e tritolit në datë 27 gusht në orët e para të mëngjesit. Arsyet se përse i vëllai ka vendosur tritol ende nuk bëhen të ditura.

NJOFTIMI I POLICISË:

Zbardhet ngjarja e ndodhur mesnatën e datës 27.08.2021, ku automjetit të shtetasit E. D., iu vendos një sasi e vogël lënde plasëse. Vihet në pranga autori i dyshuar. Në vijim të punës për zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjes së ndodhur mesanatën e datës 27.08.2021, falë veprimeve të shpejta profesionale dhe hetimore, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Bulqizë nën drejtimin e Prokurorisë, bënë të mundur zbardhjen e ngjarjes, dhe si rezultat u arrestua në flagrancë shtetasi: Alfred Debreshi, 29 vjeç, banues në Bulqizë, pasi ky shtetas dyshohet se është autori i vendosjes së lëndës plasëse në automjetin tip ‘Mercedez Benz’, në pronësi të vëllait të tij shtetasit E. D.Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër për veprat penale “Shkatërrimi i pronës me eksploziv”; “Mbajtja pa leje e lëndëve plasëse” dhe Deklarim i rremë para oficerit të policisë gjyqësore”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here