Administrata e Biden kapet në befasi nga avancimi rrufe i talibanëve në Afganistan

0
130

Uashington – Presidenti Joe Biden dhe zyrtarë të tjerë të lartë amerikanë u kapën në befasi të dielën nga ritmi i marrjes gati të plotë të Afganistanit nga talibanët, pasi tërheqja e planifikuar e forcave amerikane u bë urgjentisht për të siguruar një evakuim të sigurt.

Shpejtësia e kolapsit të qeverisë afgane dhe kaosi që pasoi paraqiti sprovën më serioze për Biden si komandant i përgjithshëm dhe ai u bë objekt i kritikave përvëluese nga republikanët të cilët thanë se ai kishte dështuar.

Biden bëri fushatë si një ekspert me përvojë në marrëdhëniet ndërkombëtare dhe ka kaluar muaj duke e nënvlerësuar perspektivën e nngjitjes së talibanëve, ndërsa argumentoi se amerikanët e të gjitha bindjeve politike janë lodhur nga një luftë 20-vjeçare, një konflikt që shkoi në limitet e shpenzimeve dhe të fuqisë ushtarake për të imponuar një demokraci të stilit perëndimor mbi një shoqëri që nuk ishte gati apo e gatshme për ta përqafuar atë.

Megjithatë, deri të dielën, figurat kryesore të administrates amerikane pranuan se ishin kapur në befasi për shpejtësinë e madhe të kolapsit të forcave afgane të sigurisë.

Në foto, Presidenti Biden me të shoqen në 13 gsht 2021:

Image

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here