Guadia di Financa: Harta ka ndryshuar, na duhen dronë të identifikojmë parcelat me kanabis

0
95

Kultivimi i kanabisit në Shqipëri ka njohur evoluim ndërsa vihet re dhe një zhvendosje e parcelave me kanabis. Gjenerali i repartit të tretë të Guardia di Financa thotë se tashmë trafikantët po mbjellin në parcela të vogla dhe të thella që nuk mund të identifikohen më lehtësisht

“Përballemi dhe me një evolucion të këtij fenomeni e duhet të ripështasim strategjitë tona. Gjendemi përballë parcelave të vogla të mbjella në zona që nuk arrihen lehtësisht ndaj lind nevoja e përdorimit të droneve për të luftuar këtë dukuri kriminale.”

Jo vetëm kaq harta po zhvendoset drejt qendrës dhe veriut.

“Vërejmë dhe zhvendosje të zonave të mbjella me kanabis nga jugu i vendit në atë më qëndrore dhe veriore”

Guardia di Financa vë theksin dhe tek bllokimi I pasurive të ardhura nga ky aktivitet kriminal

“Është e domosdoshme pjesëmarrja e të githë aktorëve në mënyrë që të goditen dhe nga pikëpamja financiare organizatat kriminale që të çrrënjohet kjo dukuri. Arritja e kësaj është thelbësore.”

Statistikat për 2021

Nga 1 maj deri më 31 tetor 2021 janë kryer 70 misione mbikqyrje nga ajri kundrejt 67 misioneve.

“Kemi identifikuar 1119 plantacione dhe janë asgjësuar mbi 92 448 bimë narkotike. Këto rezultate vënë në pah faktin e rëndësisë së kësaj veprimtarie, kundrejt veprimtarive kriminale në fushën e kultivimit të lëndëve narkotike”

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here