Trump: Covid-19 mund të kishte vrarë 100 mln persona po të mos ishte për vaksinat e mia

0
131

Ish-presidenti amerikan Donald Trump është shprehur se bota mund të numëronte 100 milionë vdekje nga Covid-19 nëse administrata e tij nuk do ta kishte zhvilluar vaksinën.

“Mendoj se nëse nuk do ta kishim gati gjatë administratës sime, mund të kishin pasur 100 milionë të vdekur siç patëm më 1917,” u shpreh Trump të shtunën mbrëma gjatë një interviste me Dan Bongino-n e Fox News.

Ish-presidenti amerikan, cili po diskutonte rihapjen e shkollave, thotë se është shumë krenar që “vaksina ka rezultuar kaq efektive për botën.”

Ai pretendon se pa të Amerika do të kishte parë vdekje të ngjashme me ato nga gripi spanjoll, që besohet se ka vrarë 40 deri në 100 milionë persona në të gjithë botën. Rreth 675,000 e humbën jetën në Shtetet e Bashkuara.

Ish -presidenti tha gjithashtu se shpreson që mësimdhënësit janë duke u vaksinuar në mënyrë që shkollat ​​të rihapen.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here