EMRAT/ Armë në automjet, arrestohen tre persona në Durrës

Tre persona në Durrës janë arrestuar pasi u kapën duke qarkulluar me armë. Bëhet e ditur se në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, policia ndaloi për kontroll një mjet tip “Benz”, në lagjen nr.13, Plazh, Durrës.

Gjatë kontrollit, efektivët e policisë kanë gjetur dhe sekuestruar 1 armë zjarri kallashnikov, 1 pushkë dhe municion luftarak. Për pasojë, në flagrancë u arrestuan personat që ndodheshin në automjet 32-vjeçari Edmond Xhafa, 26-vjeçari Erjon Dosku, dhe Ilir Disha, 48 vjeç.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”.

EMRAT/ Armë në automjet, arrestohen tre persona në Durrës

Trump: Covid-19 mund të kishte vrarë 100

EMRAT/ Armë në automjet, arrestohen tre persona në Durrës

Sulm me thikë në Tokio, raportohet për

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kërko