Rundina Xhunga ‘në krahë të bukuroshes’: Ilda zhvishu sa të duash, Muçin merre në kafe se do ndryshojë mendje

0
185

Moderatorja Rudina Xhunga ka ndërhyrë në debatin e ashpër në distancë mes gazetares së “Supersport”, Ilda Bejleri dhe analistit Mustafa Nano.

Duket se Xhunga jo vetëm që mban anën e bukuroshes Bejleri, por madje e këshillon që të vazhdojë rrugën e saj “me delkote e minfunde”.

Xhunga ka edhe një këshillë për Bejlerin: Pije një kafe me Muçin kështu siç je se do ta shohësh që do të ndërroje mendim për ty!

Shkrimi i plotë i Rudina Xhungës te “dritare.net” me titull: Për Muçin dhe Ilda Bejlerin!

Nuk ke nevojë për ndihmë anonimësh.

Mjafton të jesh vetvetja, qoftë duke treguar gjoksin, qoftë duke gjetur zërin tënd, veç pamjes tënde në këtë botë mashkullore që femrat e zhveshura i sheh si mundësi klikimesh, audience dhe fyerjesh.

Ti nuk je fare vulgare, je një vajzë e bukur.

Unë zgjedh të bëhem me vajzat si ti që nuk kanë asgjë për të fshehur, sesa me ata si Muçi që paragjykojnë dhe japin mend çdo gruaje e burri.

Hiç mos u shqetëso , e dashur, se bota është e grave dhe burrave që guxojnë dhe nuk paragjykojnë, që duan dhe nuk lëndojnë, që bëjnë dhe jo vetëm flasin.

Bëje rrugën tënde në jetë me dekolte a minifund, me mikrofon a kamera, me zë e figurë, pa u shqetësuar për ata që shqetësohen prej teje.

Se nuk ke mundësi t’i bindësh të gjithë nëse kjo që bën ti është modeli, apo antimodeli.

Ji vetvetja e shijo veten, kontrolloji ti shikimet e klikimet e tua. Dhe pije një kafe me Muçin se do e shohësh që do të ndërrojë mendje. Dhe do bëjë një shkrim tjetër, si ai që bëri për të na bindur se  gazetarët e anshëm janë seksi.

Nuk na duhet më shumë helm se kemi në media. Të paktën për të bukurën le të bëjmë një pakt.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here