Miqësorja me Turqinë, dëmtohet Thomas Strakosha

0
171

Thomas Strakosha nuk do të jetë i gatshëm për miqësoren e së hënës me Turqinë. Një problem në kofshë nuk e lejon të luajë. Kjo mungesë i shtohet asaj të Migjen Bashës dhe Amir Abrashit. Ndërkohë ekipi po vijon me përgatitjet në Antalia ku për herë të parë janë Astrit Ajdarevic dhe Kamer Qaka. Ata janë aktivizuar më parë respektivisht me moshat e Suedisë dhe të Norvegjisë, por gjithmonë kanë dashur të jenë pjesë e kuqezinjve.

Astrit Ajdarevic

“Më kanë pritur mirë të gjithë. Shpresoj që të luaj disa minuta dhe të tregoj cilësitë e mia”.

Kamer Qaka

“Kur më e mora vesh që do të grumbullojnë kam qarë. Si unë dhe familja ime kanë dashur që të luaj për Shqipërinë. I kam ndjekur që i vogël dhe jam krenar që jam këtu”.

I fundit që do t’i bashkohet është Ylber Ramdani, i cili luajti me Kombëtaren Shpresa sfidën kualifikuese të Euro 2019 me Irlandën e Veriut. Christian Panucci ka provuar shumë me formacionin madje dhe me ndeshje kontrolli brenda grupit. Reshtimi mbetet ende për tu vendosur, por ka edhe disa ditë kohë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here