Skenaret në prag zgjedhor/ Zbulohen dy gurët që do “godasin” kualicionin PS-LSI

0
545
Kryeministri Edi Rama dhe Kryetar i Kuvendit, Ilir Meta, gjate nje ceremonie festive ne restorant Xibraku, me rastin e 29 Nentorit, dites se clirimit te Shqiperise. /r/n/r/nPrime Minister, Edi Rama and Parliament Speaker Ilir Meta, during a festive ceremony in the restaurant Xibraku, on the occasion of 29 November, the day of liberation of Albania.

Sinjale të forta dhe të qarta janë dhënë nga Lëvizja Socialiste për Integrim gjatë dy ditëve të fundit lidhur me koalicionin me Partinë Socialiste ndërkohë që jemi prag zgjedhjeve të përgjithshme.

Hapin e parë, LSI e bëri me ministrin Lefter Koka i cili deklaroi se Edi Rama dhe PS shohin si armik LSI-në dhe jo PD-në duke marrë si shembull atë që ndodh në Bashkinë e Durrësit të Vangjush Dakos.

Pas tij, kreu i Grupit Parlamentar të LSI Petrit Vasili në një mbledhje urgjente u kërkoi deputetëve të kishin kujdes pas sipas informacioneve që dispononte, policia mund t’u fuste drogë në makina gjë që pasoi edhe me përgjigjen e shpejtë të kryeministrit Edi Rama që ndërsa publikonte sondazhin që nxirrte Policinë e Shtetit si institucionin më të besuar, shkruajti “Qentë le të lehin, karvani shkon përpara”.

E menjëherë LSI bëri një hap pas përmes Luan Ramës që u mundua të qetësonte situatën duke deklaruar se problem është vetëm pushteti lokal dhe nuk ka asnjë dramë.

Ndërkohë, sot vetë kreu i LSI-së Ilir Meta në një takim me strukturat në njësinë 5 në Tiranë, lëshoi një deklaratë “me qetësi e dashuri” duke thënë se, zgjidhja institucionale me përgjegjëshmëri të plotë dhe jo retorikat konfliktuale, janë vizioni i LSI.

Sakaq, newsbomb.al mëson se LSI i ka tashmë dy skenare gati pak para zgjedhjeve.

Sipas një zyrtari të lartë të LSI, raporton newsbomb.al, nëse PS do shkojë në zgjedhje në koalicion me LSI, kjo e fundit do t’i vendosë si kusht, 40% përqind të pushtetit. Pra 40% e pushtetit qeverisës do t’i shkojë Metës dhe partisë së tij.

Skenari i dytë lidhet me synimin për ta çuar Metën drejt Kryeministrisë. Thënë ndryshe, nëse LSI del e vetme si forcë politike në këto zgjedhje dhe arrin të marrë një numër të tillë deputetësh që të mund të kushtëzonte Ramën, atëhere do i kërkojë Kryeministrinë.

Dhe në fakt, nuk janë të paktë zërat brenda LSI që duan Metën Kryeministër të vendit. Se çfarë do ndodhë me skenaret e LSI kjo pritet të zbulohet në vazhdim ku do mund të njihemi edhe me qëndrimin e Ramës të cilit në fakt, nuk i leverdis asnjë nga opsionet e kushtëzuara të Metës. / newsbomb.al

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here