Ambasadores kroate në Shqipëri i akordohet “Mirnjohje e Qytetit” nga Kryebashkiaku Mziu

0
135

Ambaasadorja e Kroacisë në Shqipëri Sanja Bujas-Juraga ka zhvilluar një takim me Kryebashkiakun e Kamzës Xhelal Mziu.

Gjatë këtij takimi u theksuan marrëdhëniet e shkëlqyera ndërmjet dy vendeve, veçanërisht në kuadër të integrimit në Bashkimin Evropian, si dhe krijimi i mundësive të partneritetit të Bashkisë Kamëz me njësi vendore dhe biznese kroate.

Duke shprehur falënderimin për ftesën Juraga tha se:

“Mendoj që është gjë shumë e rëndësishme për të zhvilluar bashkëpunimin edhe në nivel vendor, sepse shumë projekte dhe bashkëpunime kalojnë nëpërmjet bashkive dhe jam këtu për të folur, për të biseduar për bashkëpunimin e mundshëm në nivel shtetëror, por edhe në nivel këshilli dhe bashkie”.

Në fjalën e tij Kryebashkiaku Mziu tha se:

“Jo pa qëllim ju kam bërë këtë ftesë, duke vlerësuar së pari rolin që ka Kroacia, por edhe rolin dhe influencën tuaj që keni sot në Shqipëri në lidhje me problematikat që ka zakonisht kudo pushteti vendor me pushtetin qendror, por që në Bashkinë e Kamzës mund të jenë më të theksuara”.

Me rastin e kësaj vizite, kryetari i Bashkisë, i akordoi ambasadores kroate edhe certifikatën “Mirënjohja e Qytetit”, me motivacion “Për kontributin e dhënë në bashkëpunimin e shkëlqyer ndërmjet dy shteteve, mbështetjen ndaj Shqipërisë në procesin e integrimit në Bashkimin Evropian, si dhe për mundësimin e partneritetit me Bashkinë Kamëz”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here